Angela Martini mahnit me fustanin
e bardhë/FOTO
 

27 Dhjetor 2017, 07:41| Përditesimi:

  • Share
Modelja e njohur shqiptare i ka dhënë fund beqarisë vetëm disa ditë më parë, kur nëpërmjet disa fotove në Instagram deklaroi martesën e saj me Dragos Svulesku.Përveç faktit që Angela u martua ajo që ra më shumë në sy ishte dhe fustani i saj i zi i martesës. Ndryshe nga nuset tradicionale që ëndërrojnë të veshin fustan të bardhë ditën e martesës, Angela ka vendosur të thyejë rregullin.

Angela
Por vetëm pak orë më parë, modelja ka postuar sërish një foto në të cilën shkruan "Për të gjithë ata që se panë fustanin tim të bardhë". Angela me format e saj perfekte ka zgjedhur një fustan të ngushtë, bust e me një të çarë të madhe në këmbën e majtë. Jetë të lumtur Angela!

Redaksia online
(A.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?