Angli/ E rëndë në Yorkshire! Vajza 10 vjeçare ndërron jetë pas plagëve nga sulmi i qenit të familjes

2 Nëntor, 22:44| Përditesimi: 2 Nëntor, 22:46

  • Share

ANGLI - Një vajzë 10-vjeçare ka vdekur pasi është sulmuar nga qeni i familjes në shtëpinë e saj në Yorkshire, ka konfirmuar policia lokale. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Maltonit të premten.

Pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore të ekipeve të shpëtimit dhe një kalimtari që ka nxituar në ndihmë, e mitura ka dhënë frymën e fundit pasi ka marrë plagë të rënda.

Sipas njoftimit të policisë, qeni është larguar nga një familjar pas sulmit, ndërsa më pas është dërguar në një strehimore për kafshët, ku ndodhet për momentin.

Një zëdhënës i policisë tha se mendimet e tyre janë me familjen dhe miqtë e vajzës në këtë moment të vështirë, duke shtuar se autoritetet po ofrojnë mbështetje psikologjike për familjen ndërsa hetimet vazhdojnë.

Policia i kërkoi publikut që të përmbahet nga spekulimet për ngjarjen, në shenjë respekti për nevojën e familjes për privatësi dhe pikëllim.
 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?