Angli/ Pjesë e një rrjeti të shitjes së kokainës, 2 shqiptarët e arrestuar dënohen me rreth 8 vite burg në total! Kthyen banesën në bazë droge (EMRA+VIDEO)

15 Nëntor, 21:49| Përditesimi: 15 Nëntor, 22:20

  • Share

Britani- Dy shqiptarë të dyshuar si tregtarë droge u kapën rreth katër muaj më parë me 181 doza kokaine në Angli, me vlerë deri në mbi 7 mijë paund, teksa Gjykata në Nuneaton ka dhënë rreth 8 vite burgim në total. 

Një arrestim i drejtuar nga inteligjenca policore në Abbey Street, çoi në arrestimin e dy të rinjve dhe sekuestrimin e drogës. 

Irgert Shehu u ndalua nga oficerët në muajin gusht, në momentin kur i ranë dhjetë doza kokaine. Makina që ai drejtonte u gjet se kishte tre qese të mbyllura me kokainë, brenda një pakete cigareje. Shehu ishte parë duke ecur nga një pronë në Abbey Street, e cila gjithashtu u kontrollua. Brenda saj u gjet edhe shqiptari tjetër, Arnis Rizahi, i ulur në një divan në dhomën e ndenjes, me 27 doza kokainë përpara, së bashku me një komplet peshoresh.

Kur u kontrolluan sirtarët e tavolinës, u zbuluan të tjera qese me 40 doza të ndara me peshë të barabartë. Gjithashtu 4765 paund cash. Rizahi, 25 vjeç, nga Abbey Street, u dënua me 45 muaj burg për posedim të kokainës me qëllim shpërndarjen. Rizahi u gjobit me 228 paund.

Kurse Shehu, 24 vjeç, nga Kelling Gardens në Croydon, u dënua po me 45 muaj burg për posedim të kokainës dhe me konfiskimin e valutës së gjetur. Dënimi ndaj tyre u dha më 7 nëntor dhe u publikua dy ditë më parë në median lokale “Warwickshireworld”, që gjithashtu publikoi edhe fotot e të rinjve. 

Prokurori gjatë procesit tha se një prej të rinjve tentoi edhe të zhdukte sasinë e drogës, por nuk ia doli dot, teksa theksoi se dënimet për shqiptarët janë të merituara. 

Momenti i arrestimit të një prej shqiptarëve

1731704214_irgertshehudhearnisrizahi.JPG

Irgert Shehu dhe Arnis Rizahi, të arrestuar dhe dënuar në Angli

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?