KLGJ hap arkivat e KLD-së: Do të rishqyrtohen denoncimet ndaj gjyqtarëve

27 Mars 2019, 16:51| Përditesimi: 27 Mars 2019, 16:55

  • Share

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendos të rihetojë ankesat e bëra ndaj gjyqtarëve gjatë periudhës që ka funksionuar Këshilli i Lartë i Drejtësisë. ReportTv ka mësuar se anëtarët që do të rishqyrtojnë ankesat të cilat nuk i janë pranuar qytetarëve nga ish-Inspektoriati i KLD-s do të shqyrtohen nga anëtarët Fatmira Luli, Alban Toro dhe Dritan Hallunaj.

Me një rregullore të përcaktuar në mbledhjen e kësaj të mërkure KLGj ka vendosur të rishqyrtojë ankesat deri në ngritjen e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Dhe pse zyrtarisht nuk ka një shifër, janë mbi 120 ankesa të cilat pritet të kalojnë në filtrin e KLGJ-s dhe qytetarët pritet të marrin një përgjigje.

Po ashtu KLGJ ka vendosur t'i japë 5 jave leje për arsye shëndetësore gjyqtares së Durrësit Flora Hasimi.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?