Politikë

25 prilli/ KAS refuzon PD dhe LSI për prova shtesë për Durrësin, rrëzohet edhe kërkesa e demokratëve për Shkodrën! Priten të dhënat e pajisjes PEI

24 Maj 2021, 09:21| Përditesimi: 24 Maj 2021, 17:52

  • Share

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesat ankimore të PD dhe LSI për qarkun e Durrësit si dhe kërkesën e PD për Shkodrën. Në kërkesat e PD-LSI kërkohet pavlefshmëri e zgjedhjeve dhe rivotim në të gjithë qarkun, ndërsa LSI për Durrësin ka kërkuar rinumërim të disa qendrave të votimit.

Më shumicë votash KAS ka rrëzuar para pak minutave kërkesat për marrjen e provave shtesë për të dyja qarqet. Ndërkohë që është në pritje të marrë të dhënat e kryqëzuara të shenjave të gishtave për Durrësin dhe Shkodrës. KAS i ka mbyllur për momentin shqyrtimin e Qarkut të Durrësit dhe të Shkodrës deri në momentin kur do të vijnë raportet. 

Mbledhja për Durrësin u zhvillua me debate mes përfaqësuesve të partive politike dhe anëtarëve të KAS. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ka kërkuar nga KQZ që të administrojë provat për një listë me rreth 300 emra që ata dyshojnë se kanë marrë para për votat, që të verifikohet në qoftë se këta persona kanë votuar në Durrës, në cilat qendra votimi kanë votuar dhe nëse kanë pjesë e administratës zgjedhore. Anëtari i KAS thotë se nëse provohet se ata kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore, si provohet që ata kanë shitur apo blerë votën?

Më herët KAS vulosi përfundimisht rezultatin për qarkun Gjirokastër, Vlorë dhe Berat. Në Berat u pranua kërkesa për rinumërimin e votave të partive zgjedhore për 114 kuti me kërkesë të LSI dhe ajo që u vu re ishte se nga rreth 35 mijë fletë votimi të numëruara për herë të dytë bë Berat, LSI ka rikuperuar gjithsej me 15 vota, nga 77 që i duheshin për t'i marrë mandatin Partisë Socialiste. Rikuperimi prej 15 votash nga dhjetëra mijëra vota të numëruara tregon se proporcioni është totalisht i papërfillshëm.

Po ashtu KAS vendosi të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie dhe përsëritje të zgjedhjeve në Berat, Gjirokastër dhe Vlorë.

Ora 17:49
KAS refuzoi marrjen e provave shtesë për Durrësin e Shkodrën, përfaqësuesi i PD, Logu: Vendime politike, të pabazuara në ligj

1621871495_19040181813610414276051451471806366919463703n.jpg

Në mbledhjen e sotme KAS vendosi që të refuzojë kërkesën e PD për prova shtesë nga institucionet e tjera për Qarkun Shkodër dhe Durrës, për zgjedhjet e 25 prillit. Me anë të një postimi në rrjete sociale përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, Marash Logu, e ka konsideruar KAS, si noterë të masakrës zgjedhore të 25 prillit, ndërsa shton se vendimet e këtij institucioni janë me prapavijë politike.

Sipas Logut, sot KAS ka dhënë dy justifikime qesharake për sa i përket refuzimit të marrjes së provave të kërkuara nga PD në institucione.

Postimi i Logut:

Noterët e masakrës zgjedhore në KAS refuzuan sërish të bëjnë transparencë për vjedhjen e mandateve në Durrës dhe Shkodër nga Rama-Doshi. 97 herë në 5 seanca publike, shumica në KAS i është bindur urdhrave politikë të Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës, me të cilët komunikojnë përpara çdo vendimi për të fshehur krimin elektoral.

Vendimet e tyre janë politike, të pabazuara në ligj. Sot kishin 2 justifikime qesharake për të refuzusr marrjen e provave të kërkuara nga PD në institucione.

1. “PD nuk ka kryer përpjekje për t'i marrë vetë këto prova”. Gënjeshtër! PD ka depozituar 100 kërkesa për informacion tek institucionet publike, por akoma nuk ka asnjë përgjigje prej tyre.

2. “Informacionet që kërkon PD nuk përbëjnë provë për rrëzimin e zgjedhjeve”. Gënjeshrër! Neni 137 i Kodit Zgjedhor përcakton qartë se informacionet zyrtare nga organet publike përbëjnë prova.

Noterët e masakrës zgjedhore duan të mbulojnë faktin se në Durrës apo Shkodër, vota u ble nga 100-300 euro për t’i siguruar pushtetin aleancës Rama-Doshi. Ata mund të ndalojnë sot të vërtetën, por s’mund ta mbulojnë përgjithmonë.

Ora 14:26
KAS rrëzon PD-në edhe për Shkodrën, nuk pranohet kërkesa për prova shtesë! Priten informacionet e pajisjes PEI

1621345460_coverkas2.jpg

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka mbyllur sot mbledhjet për shqyrtimin e kërkesave ankimore. Ashtu siç edhe për Durrësi, KAS vendosi që të refuzojë kërkesën për prova shtesë nga institucionet e tjera për Qarkun Shkodër, kërkesë kjo e Partisë Demokratike.

KA vendosi gjithashtu që të kërkojë informacione për të dhënat e kryqëzuara të pajisjes PEI për qendrat e votimit në qarkun e kryeqendrës së Veriut.

 

Ora 12:02
Ankimet për Qarkun Durrës, KAS rrëzon PD-LSI për prova shtesë! Do kërkohet informacion për të dhënat e kryqëzuara të shenjave të gishtave

1621850674_Screenshot2.jpg

Më shumicë votash KAS ka rrëzuar para pak minutave kërkesën për marrjen e provave shtesë.

Ndërkohë KAS do të marrë të dhënat e kryqëzuara të shenjave të gishtave për Durrësin me kërkesë të anëtarëve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa.

Ora 11:07
PD i çon KAS-it listën me 300 persona: Dyshojmë se kanë marrë para për votat, të provohet nëse kanë qenë administratë zgjedhore! Rusmajli: Si e provojmë faktin që kanë shitur votën?!

Në mbledhjen që po zhvillohet sot në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ku po diskutohen ankimet për Qarkun e Durrësit, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ka kërkuar nga KQZ që të administrojë provat për një listë me rreth 300 persona, që të verifikohet në qoftë se këta persona kanë votuar në Durrës, në cilat qendra votimi kanë votuar dhe nëse kanë pjesë e administratës zgjedhore.  Anëtari i KAS thotë se nëse provohet se ata kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore, si provohet që ata kanë shitur apo blerë votën?

Përfaqësuesi ligjor i PD-së: Ne besojmë që të gjitha faktet, rrethanat dhe të gjitha që ne parashtruam do faktohej në të gjitha përmasat e saj reale përmes marres së këtyre provave pranë organeve publike dhe neni 137. Si prova që duhet të administrohen nga administrata zgjedhore kërkojmë që të merren të dhënat e kryqëzuara ndërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik për zonën zgjedhore Qarku Durrës si dhe nga ana jonë janë depozituar tre lista me rreth 300 emra dhe kërkojmë që nga administrata zgjedhore të verifikohet në qoftë se këta persona kanë votuar në Durrës, në cilat qendra votimi kanë votuar. Si dhe nëse kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore. Kjo është një provë e re që po e bëjmë në mënyrë verbale. Lista është pjesë e provave tona. Janë 300 emra personash që ne mendojmë se kanë të dhënat e tyre personale emër, mbiemër, numër telefoni, QV adresa, por edhe shumat e parave që ata kanë marrë në këmbim të votës, por duam që nëpërmjet të dhënave që do të kryqëzohen nga administrata zgjedhore të verifikohet nëse kanë votuar nëpërmjet listave të zgjedhësve si dhe ta paraqiten të dhëna nëse kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore. Janë prova që mund të merren nga ana e KLQZ sepse janë nën administrimin e saj.

Rusmajli: Kush është qëllimi i kërkimit të kësaj prove?

Përfaqësuesi ligjor i PD-së: Nga informacioni që ne kemi marrë nëse rezulton se këta persona kanë marrë para në këmbim të votës tregon pretendimin tonin kryesor që blerja e votës në Durrës ka diktuar rezultatin e zgjedhjeve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?