Ankth për një futbollist në Shkodër, por Vllaznia ndan pikët me Bylisin! Fiton pa problem Kukësi

15 Qershor 2020, 19:32| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 19:34

  • Share

Janë zhvilluar në orën 17:00 dy ndeshje të javës së 29 të Superligës me Vllaninë e cila në Shkodër ka ndarë pikët me rezultatin 2-2 ndaj Bylisit. Skuadra ballshiote kaloi dy herë në avantazh, por në fund nuk ia doli të merrte pikët e plotët pasi vendasit barazuan në të dy rastet.

Në këtë takim vlen për t’u theksuar edhe një ndërprerje në pjesën e parë, e cila bëri që të gjithë të pranishmit të ishin në ankth. Shkak u bë një përplasje kokë me kokë mes futbollistit të Vllaznisë Marku dhe atij të Bylisit Hadroj.

Ky i fundit për pak çaste mbeti pa ndjenja në fushë, por falë ndërhyrjes së dy stafeve mjekësore u përmend. Më pas u dërgua drejt spitalit për vizita më të specializuara.

Ndeshja tjetër e orës 17:00 mes Kukësit dhe Flamurtarit u mbyll me shifrat 4-1.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?