Ansambli folklorik i Myzeqesë feston 65-vjetorin, panair me këngë, valle e gatime në Lushnjë! Fermerët: Prezantojmë produktet

5 Korrik, 18:15| Përditesimi: 5 Korrik, 18:21

  • Share

Veshjet tradicionale, gatimet, këngët e vallet myzeqare, u prezantuan në panairin "Tradita Myzeqare".

Këtë vit panairi është ndërthurur me 65 vjetorin e themelimit të ansamblit folklorik të këngëve dhe valleve të Lushnjës. Ky ansambël që prej 65 vitesh ka ruajtur jo vetëm veshjet tradicionale por edhe këngët e vallet ka përfaqësuar denjësisht trevën e Myzeqesë në eventet kombëtare e ndërkombëtare.

Udhëheqësi artistik i këtij ansambli Nevruz Xhaferi shprehet se gjatë rrugëtimit të tij ansambli është vlerësuar me disa çmime.

Ndërsa fermerët që morën pjesë në panair shprehen të kënaqur, pasi panairi është një mundësi e mirë për të prezantuar produktet e tyre bujqësore.

Për më shumë se dy orë pjesëmarrësit ndoqën performancën e ansamblit folklorik si shijuan kulinarinë myzeqare.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?