‘Antidroga, ikim në zyrë’, burg policëve të rremë grabitës! I morën 1450 € Klevis Zekës, i arrestuari: I kemi kthyer çantën

27 Gusht 2022, 21:00| Përditesimi: 28 Gusht 2022, 08:17

  • Share

Arrest në burg ka caktuar Gjykata e Tiranës për tre nga katër autorët e dyshuar të vjedhjes me armë e dhunë ndodhur në lagjen “Kristal” dy ditë më parë në Tiranë.

Masa e mbajtjes në qeli deri në përfundim të hetimeve është caktuar për Sebastian Ogiçi, Ruzhdi Thomasi dhe Marjus Fejzulla të cilët sipas prokurorisë në bashkëpunim me njëri tjetrit i kanë marrë nën kërcënimin e armës çantën me 1450 euro shtetasit Klevis Zekës.

Me fjalët “Jam antidroga, shkojmë në zyrë” Sebastian Ogiçi i është vënë nga pas Zekës duke i marrë çantën e larguar me shokët e tij.

Ndërsa në polici Ogiçi ka një tjetër alibi sëbashku me shokët e tij, ku deklarojnë se nuk kishin punë me Zekën dhe çantën ia kanë kthyer pas, por me një shtetas që ata e njihnin si Siriani.

Për këtë ngjarje në të cilën rezulton se është përdorur edhe një armë pistoletë pa leje policia ka shpallur në kërkim Elvis Sejdon i cili ende nuk është arrestuar.

Në kuadër të operacionit “escpae” Policia e Tiranës nëpërmjet komisariatit numër dy e katër zbuluan autorët e dyshuar, mekanizmin e ngjarjes si dhe sekuestruan paratë, biçikletën e grabitur dhe provat materiale si armë zjarri pistoletë dhe cannabis sativa.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?