Vendi ynë është përshirë në një krizë politike prej disa kohësh, që prej vendimit të opozitës për të djegur mandatet. Prej kohësh opozita e bashkuar joparlamentare zhvillon protesta, ku kërkojnë largimin e kryeministrit Rama. Por me vendimin e presidentit Ilir Meta, për të anuluar datën e zgjedhjeve, që ishin vendosur për t'u mbajtur më 30 qershor, duket se situata politike ka arritur kulmin. Partia socialiste nuk e ka njohur këtë vendim dhe vazhdon me fushatën elektorale. Reagimet politike kanë qenë të shumta këto ditë, për situatën e krijuar, dhe ende mbetet me pikëpyetje nëse zgjedhjet do të zhvillohen apo jo më datë 30 qershor.
Për situatën e krijuar, kanë shprehur dhe mendimin e tyre, qytetarë të thjeshtë, ku disa prej tyre janë kundër vendimit të presidentit Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve "Ai ka bërë një gabim me Kushtetutën që nuk i falet. E kishte me 15 mars, afati i fundit ishte me 30 qershor, vetë e vendosi, vetë e vulosi, më në fund e, si e themi ne nga jugu, e baltosi'.
Një tjetër tha se 'Për zgjedhjet duhet të zhvillohen me datën 30 qershor, zhdekretimi i zgjedhjeve sipas mendimit tim ishte i padrejtë'. 'Është i gabuar, është i dëmshëm, është konfliktual, nuk i shërben stabilitetit, është i paligjshëm. Është i papërgjegjshëm, duhet ti vërë gishtin kokës Ilir Meta" thanë ata.
Po ashtu ka pasur dhe nga ata që janë kundër zhvillimit të zgjedhjeve dhe e cilësojnë anulimin e zgjedhjeve të drejtë dhe të favorshëm për vendin. "Për mendimin tim, Ilir Meta i ka bërë mirë shqiptarëve i ka bërë mirë dhe vet partisë socialiste, për arsye se vetë kryeministri nuk po e din se ku po e nis vendin. Meqenëse se presidenti është mbi palët, mendoj se e ka gjykuar cështjen për të mos të rënë, për të mos e cuar vendin në krizë'.
Por të gjithë bien dakord se dialogu mes palëve është i domosdoshëm për të zgjidhur krizën politike që ka përfshirë vendin tonë prej 4 muajsh. 'Duhet të dialogojnë me sinqeritet dhe jo me marrëveshje të fshehta. Palët politike duhet të gjejnë një zgjidhje sepse të gjithë faturën e paguan populli shqiptar, kjo është e gjitha" thanë ata.
Sa here ka qene nevoja me pas nje mendim politik shumica ne Shqiperi kane pas te gabuarin, historikisht. Perndyshe nuk do ishim kaq rende. Te ishim me te zotet me zgjedh gje e duhur ne kohen e duhur do ishin goxha me mire, po sjena. Prandaj po do njeri me vene bast se kush eshte me e mira: nuk eshte ca mendon shumica ktu.
Përgjigjudmth eshte ok te kemi zgjedhje mono partiake
PërgjigjuProblem eshte kur ndalohen partite te hyjne ne zgjedhje, biles problem shume i madh. Por ne momentin qe nje parti per cfaredo lloj arsye del me deshiren e vet nga sistemi dhe ka vendosur mos te hyrje ne zgjedhje atehere eshte problem vetem i atij subjekti politik. Eshte nje precedent shume i rrezikshem mos bera e zgjedhjeve brenda afatit ligjor. Neser i bie qe cdo lloj partie qe ka influence ne arenen politike te gjeje nje arsye qe sipas saj mund te jete bindese dhe del nga parlamenti, thote nuk futem as ne zgjedhje derisa te me plotesosh keto kushte. Imagjino te kemi kete problem ne cdo zgjedhje..?! Megjithese kot them une ne cdo zgjedhje, sepse mjafton nje here te bllokohen dhe mazhorancat ne pushtet te rezistojne derisa ti mbushet mendja atehere nuk do kete me zgjedhje. Ose zgjedhjet do behen nje here ne sa mund ta shikojne mazhorancat te arsyeshme.. Mendimi im eshte qe PD dhe LSI ka dale me keto pretendime thjeshte te krijoje destabilitet e te krijoje kushte per mosfunksionimin e reformes ne drejtesi.
Zgjdh jet jane te popullit dhe per popullin, Prsidneti ne marrveshje me subjketet garuese, vetem cakton daten e zgjdhjeve-votimit.Asnjhere,kurre dhe askund nuk vendos Presidenti "Une them kete, mpopulli te hesht.Zgjedhjet jane per subjektet qe duan te garojne per besimin e sovrani,Kush sa merr besim,sovrani eshte arbiter,jo dekretet e zhdekretet qe nderrojne ag e terr te presidentit qe ndodh vetem ne Shqiperi.
Përgjigju