Kronikë

Edhe shqiptarët ranë në 'karremin' e FBI! Biseda 'sekrete' për drogë e vrasje në aplikacionin ANOM (që mendonin se nuk përgjoheshin)

9 Qershor 2021, 10:59| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 16:01

  • Share

Në mesin e mbi 300 grupeve kriminale që ranë pre e FBI në aplikacionin  e bisedave në dukje të pamundura për t’u përgjuar, që u krijua nga vetë autoritetet, janë edhe shqiptarë.

Burime për Report Tv nga Policia e Shtetit dhe SPAK thanë se janë lokalizuar në vendin tonë rreth 70 përdorues të aplikacioni “ANOM”, pjesë e grupeve kriminale, përmes të dhënave që partnerët ndërkombëtarë i vunë në dispozicion autoriteteve për zbulueshmëri. Për këto raste nuk ka asnjë ende asnjë person të ndaluar në Shqipëri.

Këto janë disa foto siguruar nga ReportTv ku në komunikimet e trafikantëve është zbuluar prania dhe transporti i drogës, porositë e dhëna, aksesorët e luksit si dhe armët.

Por si u arrit në zbulimin e rrejtit global të trafikut dhe arrestimin e 800 të dyshuarve?

Ky aplikacion u krijua nga FBI dhe u hodh në qarkullim në mënyrë sekrete pas goditjes së rrjeteve të komunikimit të përdorur nga anëtarët e krimit të organizuar për të planifikuar aktivitete kriminale, si Encrochat dhe Skyecc.

Fillimisht ky aplikacion iu dha një të dënuari i cili e shpërndau atë tek pjestarë të botës së krimit të cilët e përdorën si një mënyrën më të sigurt mes tyre duke besuar se askush nuk po i zbulonte.

Në 3 vite përdorim dhe me shtrirje në 100 vende, autoritetet monitoruan 10 milion mesazhe shkëmbyer nga 3 mijë përdorues, për trafik droge shoqëruar dhe me foto të pakove të kokainës, pastrim parash e madje edhe për vrasje, 10 prej të cilave janë arritur të parandalohen.

Për herë të parë në publik, operacioni u zhvesh nga sekreti nga autoritetet në Australi dhe Zelandë të re të martën, ku u arrestuan mbi 200 personave, mes të cilëve 2 janë shqiptarë të kapur në Australi.

Aplikacioni ishte pjesë e operacionit global të quajtur “Mburoja Trojane” dhe në total janë arrestuar 800 persona në 16 vende të botës dhe janë sekuestruar 32 ton kokainë dhe më shumë se 48 milion dollarë në para dhe kriptovaluta.

Ora 15:07
Aplikacioni i FBI që mashtroi kriminelët, dalin fotot! Të rrethuar me femra dhe luks, çfarë shpërndanin krerët e grupeve me njëri-tjetrin

 

Të rrethuar me femra, duke treguar muskujt e në mes të luksit, duket se krerët e grupeve kriminale komunikojnë më shumë se sa vetëm për 'çështje pune' me njëri-tjetrin.

Janë publikuar foto të mesazheve që ata shpërndanin në aplikacionin "ANOM", si dhe biseda për mënyrën se si do të organizonin trafikimin e sasive të drogës, me sigurinë se askush nuk i përgjonte dot, duke rënë kështu në kurthin e FBI.

Aplikacioni "ANOM" ishte pjesë e operacionit global të quajtur “Mburoja Trojane” dhe në total janë arrestuar 800 persona në 16 vende të botës dhe janë sekuestruar 32 ton kokainë dhe më shumë se 48 milion dollarë në para dhe kriptovaluta.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rami: 10/06/2021 06:04

    Ee, pysni Ramen se mos i dali emri australianit Tom Doshi. Se ai meret me keto pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?