Kronikë

Arben Gjata: Viti akademik do të mbyllet online! Propozuam të vaksinohen studentët e mjekësisë

30 Prill 2021, 17:17| Përditesimi: 30 Prill 2021, 17:24

  • Share

Në një kohë që nxënësit e 9 vjeçareve dhe gjimnazeve javën tjetër rikthehen për mësim në klasa, duket se këtë fat nuk do të kenë studentët.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata tregon se nuk ka akoma një vendim, por gjasat janë që ky vit akademik të mbyllet online.

Sa i përket studentëve ne po  presim vendimet që do të marri Komitetit Teknik i Ekspertëve, unë kam përshtypjen që dhe ky vit, sepse dhe një muaj e pak kanë mbetur, besoj se do të mbyllet online”, u shpreh Arben Gjata.

Sipas Gjatës, senati akadmik i Univeristetit të Mjekësisë ka propozuar të vaksinohen studentët e mjeksisë, numri i të cilëve është rreth 5 mijë.

Të futen në listë dhe në planet e vaksinimit edhe studentët e Universitetit tonë për shkak të  vet karakterit që ka mësimi me ta, pra që bëhet ne ambiente spitalore dhe të shpresojmë që gjatë kësaj vere kjo të realizohet, në mënyrë që vitin tjetër ta nisim të plotë në mënyrë të rregullt nëpër auditore. Ne na mbeten studentët e cikleve bachelor dhe të masterit të integruar. Numri total për të gjithë Universitetin është rreth 5 mijë studentë”, tregoi Arben Gjata.

Në fund, mjeku Arben Gjata apelon për respektim të masave, në mënyrë që të kemi mundësi për t’iu rikthyer sa më shpejtë normalitetit.

Të shpresojmë që normaliteti të vijë sa më shpejtë dhe e vetmja mundësi që kemi për të ndihmuar që realiteti të vijë sa më shpejtë është që të zbatojmë rregullat e distancimit social, rregullat e mbatjes së maskës, rregullat e higjienës personale etj përvec vaksinimit. Këto janë dy armët që kemi, vaksinimi dhe mbajtja e distancimit dhe ruajtja e rregullave anticovid”, tha Gjata.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?