Guus Schram dhe Arben Kraja

Kronikë

Arben Kraja vizitë në Holandë, takon homologun e tij: Fokus rezultatet e arritura nga SPAK dhe shkëmbimi i informacioneve mes palëve

28 Tetor 2021, 20:20| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 20:21

  • Share

Drejtuesi i Prokurorisë Posaçme Antikorrusion, Arben Kraja ndodhet në një vizite zyrtare në Holandë. Në kuadër të kësaj vizite, sot u zhvillua një takim me Drejtuesin e Prokurorisë Kombëtare për Mashtrime Serioze dhe Konfiskimit Aseteve (struktura homologe e SPAK ) në Holande, zotin Guus Schram.

Objekt i bisedimeve mes Krajës dhe Schram ishte prezantimi i SPAK, kompetencat, organizimi dhe rezultatet e arritura që nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme deri më tani. Drejtuesit e dy strukturave shprehën dakordësi për nevojën e shkëmbimit të informacioneve dhe hetimeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe evidentimit dhe konfiskimit të aseteve që rrjedhin nga aktivitetet kriminale.

Gjithashtu u dakordësua që në të ardhmen të intensifikohet bashkëpunimi në drejtim të hetimit të çështjeve penale, ku përfshihen shtetas shqiptar që lidhen me trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, si dhe për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve me prejardhje kriminale kudo që ndodhen.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?