Arbitri dhe stadiumi ku do luhet ndeshja Turqi-Shqipëri

Arbitra rumunë për Turqi-Shqipëri, ja bilanci në 11 përballje

8 Tetor 2019, 11:55| Përditesimi: 8 Tetor 2019, 11:59

  • Share

Një treshe arbitrash nga Rumania do të vendosin drejtësi në ndeshjen Turqi-Shqipëri. Dueli shumë i rëndësishëm për kualifikueset e “Euro 2020” për Kombëtaren tonë do të luhet të premten në mbrëmje në stadiumin e Fenerbahces.

Uefa ka përcaktuar edhe arbitrat dhe kryesor do të jetë Ovidiu Hategan ndërsa ndihmësa të tij Octavian Sovre dhe Sebastian Gheorghe.39 vjeçari Hategan është arbitër i FIFA-s që prej vitit 2008 dhe do të vendosë drejtësi në një ndeshje që mund të përcaktojë fatin e Shqipërisë për në Europian.

11 ndeshje janë zhvilluar në të kaluarën mes Turqisë dhe Shqipërisë  me një bilanc që është deri diku i balancuar.  5  ndeshje i ka fituar Turqia por Shqipëria ka fituar 4, vetëm një më pak dhe 2 përballje janë mbyllur në barazim. Të fundit Turqia e fitoi 2-0 në Shkodër. 12 gola kanë shënuar turqit në portën shqiptare ndërsa kuqezinjtë e kanë tundur më shumë herë rrjetën e turqve pasi në këto 11 përballje kanë shënuar 14 herë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?