Lojtarë të Orikumit

Kronikë

Arbitri i nxjerr karton të kuq shokut të skuadrës, futbollisti 20-vjeçar futet në fushë dhe dhunon me grushte trajnerin dhe lojtarin kundërshtarë

31 Tetor 2021, 11:02| Përditesimi: 31 Tetor 2021, 11:06

  • Share

Një futbollist 20-vjeçar i Shënkollit ka dhunuar dje gjatë ndeshjes me Orikumin trajnerin dhe një futbollist të skuadrës kundërshtare.  Pasi arbitri ka ndëshkuar me karton të kuq një nga lojtarët e  Shënkollit, ka hyrë në fushë duke goditur me grushte lojtarin dhe trajnerin e skuadrës së Orikumit shtetasit A.V. dhe B.Sh.

A. Z është prangosur me akuzën  “Goditja e sportistit, trajnerit, apo arbitrit, ndërmjetësit sportiv”

Policia e Lezhës njofton gjithashtu se nga Komisariati i Kurbinit është arrestuar në flagrancë Xh.T., 55 vjeç, banues në Kurbin, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A.T.

Ndërkohë që në Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T.B., 27 vjeç, banues në fshatin Krajën, Lezhë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në rrugën dytësore Lezhë-Shkodër duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Një tjetër është shpallur në kërkim në Mirditë. A.K.,39 vjeç, banues në Rrëshen, mbrëmjen e kaluar, ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasin K.M., 26 vjeç, banues në Rrëshen, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Delinquenti: 31/10/2021 11:21

    O shoku po nuk gjete nji "kallash ti qe hyne vetem me grushta se domosdo duhet kallashi se ne i zgjidhim problemet vetem me ate" A TE SHKRETET JU QE NUK DO TE BOHENI NJEREZ EDHE 100 VJET TE JETONI NE DEMOKRACI,KY VETEM 20 VJEC ME MENTALITET MALI DHE XHUNGLE........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?