Ardi Veliu kërkon informacion për atentatin ndaj Prokurorit Ndoja, mbledh strukturat drejtuese të policisë

3 Nëntor 2019, 12:55| Përditesimi: 3 Nëntor 2019, 13:52

  • Share

Dy ditë pas ngjarjes që tronditi Durrësin, ku iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoja, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbledhur këtë të diel strukturat drejtuese dhe grupin hetimor të kësaj ngjarje.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, bën të ditur se Drejtori Ardi Veliu ka kërkuar informacion në lidhje me ecurinë e hetimeve për zbardhjen e plotë të atentatit ndaj prokurorit Ndoja.

Puna për identifikimin e autorëve po vijon nga prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, në sinkron me Policinë e Shtetit.

Kjo vjen pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, pasditen e së premtes tek zona e quajtur “Mbikalimi i Shkozetit”, ku u plagos vetë prokuroi Ndoja, shoferi Andi Maloku dhe miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”.

Report Tv ka mësuar se në bledhje janë diskutuar për provat e mbledhura deri më tani dhe për ato që janë gjetur në makinën e autorëve.

Komento

Komente

  • Qytetar: 03/11/2019 15:45

    Z Veliu eshte ne NDERIN tend dhe te figures se policit te pyesni per kete atentat Erion Bracen

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 03/11/2019 15:31

    po qe hajdarmataj ne grupin e prokuroreve,puthu me milon.asgje nuk zbulohet,vetem mbulohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?