Lingota e parë e arit shqiptar dhe përpunimi i bakrit në Shqipëri! Nikollë Gega në Esencë-Report Tv

24 Maj, 21:51| Përditesimi: 25 Maj, 07:55

  • Share

Sa milionë ton bakër prodhoi Shqipëria gjatë regjimit monist? Po në të njëjtën kohë, në vit është prodhuar rreth 80 kg ar. Por, me nxjerrjen dhe përpunimin e bakrit, si dhe kur u prodhua lingota e parë e arit në Shqipëri? Flet në Esencë për sekretet e nëntokës shqiptare Inxhinieri Metalurg Nikollë Gega. Esencë në Report Tv, e premte e diel ora 21:00. 

Nikollë Gega, është mjeshtri dhe shkencëtari i mbrëmjes së sotme në Esencë. Është njeriu që i ka kushtuar kësaj shkence jetën dhe studimet e tij të cilat duhet të shihen dhe trajtohen ende nga shteti shqiptar.

Nikollë Gega: -Unë jam marrë gjatë gjithë jetës sime me industrinë e përpunimit të bakrit, nuk ka qenë e lehtë. Në vitin 1972 kam nisur universitetin, mbrojtjen e diplomës e kam bërë në Uzinën e Bakrit në Rubik. Unë mendoj që Shqipëria ka rezerva hekur nikeli potenciale, bakri ka rezerva të konsiderueshme sot. Bakri në vendin tonë është shfrytëzuar nga Ilirët, Pirustët. Gjeologët e huaj kanë bërë shumë kërkime, Zuber, Nopça etj… Rajoni Mirditë-Pukë është i pasur me minerale. Sundimi 500 vjeçar na la pa zhvillim. Në kohën e qeverisë së Zogut të shekullit XX në Rubik u kryen kërkime dhe studime gjeologjike nga studiues e shkencëtarë të huaj. Pasi u zbuluan rezervat e mineralit të bakrit, të drejtën për shfrytëzimin e minierës së re e fitoi shoqëria "S.I.M.S.A", e cila në korrik të vitit 1938 filloi punimet në Rubik. Në fillimet e para miniera kishte afro 500 punëtorë, te cilët punonin në kushte të rënda dhe me paga të vogla. Më 1942 u krijua SHOQËRIA “SAMIA”  për vendburimet e bakrit. Filmi Guri i Besës i tregon këto ngjarje. Koncesioni nga italianët në kohën e Zogut ka vlerësime positive, sepse e bëri punën minerale bakër bister. Problemet mjedisore në ato vite nuk vlerësoheshin askund. Uzina e Bakrit në Rubik është nëna e të gjitha industrive të tjera të ngjashme. Në Kukës u krijua Uzina e Parë Metalurgjike nga shqiptarët, projektuar nga Profesor Hajredin Kumbaro.

Rubik-Kukës-Shkodër ishte zinxhiri i industries. Në ato vite Kina kishte interesa për të hyrë në Evropë. Kinezët ishin partnerët tanë të rëndësishëm. Uzina e rafinimit të bakrit në Rubik dhe Uzina e Telave të Bakrit në Shkodër ishin pjesë e tërë e një ekonomie me shumë rëndësi për vendin.

Eljan Tanini: -A është prodhuar shumë ar në Shqipëri në Rubik?

Nikollë Gega: -Ka njerëz që thonë se nuk është prodhuar gjë fare, ka nga ata që thonë se është prodhuar me tonelata, prodhimi ka qenë simbolik, por në kushtet tona ishte i mirë dhe i pranueshëm. Kostoja ishte minimale si prodhim. Lingota e parë e arit është prodhuar në vitin 1966, sepse deri para këtij viti mineralet iknin të gjitha bashkë. Ari, argjendi, seleni ishin kryesoret. Mesatarisht nga viti 1965-1990 është prodhuar rreth 75 kg ar në vit. Sasia makismale është prodhuar pas vitit 1970, 1980-1990 u rrit prodhimi i bakrit, 110 kg ar në vit. Viti 1989, 15 mijë ton në vit bakër prodhim. 

Eljan Tanini: -Ku shkonte ky ar?

Nikollë Gega: -Lingota e parë e prodhuar te ne është dërguar në Bankën e Shtetit, ajo nuk ishte në standartin e saj. Më pas u përmirësua. Ky ishte mall që administrohej nga thesari i shtetit. Industritë artistike kishin edhe rolin dhe kërkesat e tyre. Me rritjen e shkallës së përpunimit, shkalla profesionale e punonjësve duhet të ishte shumë e lartë. Në Rubik 1969 u ngrit edhe Shkolla e Mesme Profesionale për metalurgjinë, formim teknik i mesëm. Kishte persona me rëndësi dhe të zgjedhur në bazë të rregulloreve. Në Uzinën e Bakrit në Rubik kanë qenë rreth 400 vetë në kohën e Zogut, më pas rreth 800 e ca vetë gjatë sistemit. Shpesh herë për të zbutur problemet sociale në vitet 90 kishte edhe tejmbushje personeli. Elektroliza ishte procesi final për bakrin. Ari dhe të tjera minerale dilnin në fund nga shllami sepse kishin metale të çmuara. Prodhimi i arit vinte me kod, nuk hynin dot të gjithë në atë department. Uzina ishte e ndarë në kate dhe në departamente, lingota e arit ishte, pra peshonte nga 12 në 14 kg. 

Eljan Tanini: -Prodhohej gjithsej 70-80-100 kg ar në vit, dhe 1.5 deri në 1.7 ton argjend në vit?

Nikollë Gega: -Po, pak a shumë raporti shkonte 1 me 15 deri në 1 me 20 raporti. Për të gjithë kohën është prodhuar rreth 2200 kg ar dhe rreth 15 mijë kg argjend nga viti 1966 deri në vitin 1999. Në vitin 1947 është bërë varja e Inxhinier Klosit, si element sabotimi. Sulo Klosi ishte tepër i shkolluar. Vetëm kaq ndodhur në këtë sektor. Masat nuk kanë qenë gjithmonë të rrepta sepse kishte gjithmonë kujdes. Rubiku ishte vendburimi më i mirë për bakrin, kurbneshi ka dhënë rreth 40 përqind të arit për vendin. Mirdita ka dhënë 75 përqind të arit për vendin, vendburim potencial ka qenë. Munella ka 10 milion ton rezerva nga këto 1 milion ton kanë qenë trup shumë i pasur me përmbajtje ari mesatarisht 4 gram për ton, pra rreth 4 ton ar, vendburimi më i pasur. Munella sot është dhënë me koncesion, koncetrati shkon në Kinë. Ne sot shesim gjysmë produkt. Ecuria e kësaj industrie ishte në një ekonomi të plotë, nëntoka mund të riaktivizohet ashtu siç duhet. Nëse Munella ka shfrytëzim jo optimal ajo duhet të rikthehet ashtu siç ka qenë.

Sasia vjetore para viteve 90 e arit ka qenë 1.5 milionë dollar. 1 kg ar ishte 12 mijë dollarë dikur, sot është 6 fishi. Në 15 vite mund të shkonte 30 milionë dollarë dhe në vlerën e sotme mund të shkonte gati 150 milionë dollar. Në fund të viteve 90 bakri te ne ishte mbijetesë, nga ku sot mirëadministrimi i pasurive natyrore vlen për të dëshiruar. Deri në vitin 1990 nuk ka pasur abuzime me bakër ar. Ne në ato vite vlerën nga nëntoka, mineralet tona kryesore e kishim 45 deri në 50 përqind, jo më shumë. Bota e kishte 60-70  përiqnd për shumë arsye. Edhe në ato vite nuk është marrë maksimumi i mundshëm. Vetëm pas vitit 1965-1966 u arrit që shfrytëzimi i mineralit të bëhej 50 deri në 55 përqind. Ishim larg parametrave që kishin vendet e zhvilluara. Bakri kishte rëndësi të madhe për vendin tonë sidomos për sektorët strategjikë, energjinë dhe ushtrinë.

Bakri ndërkohë kishte rëndësi edhe për industrinë artistike dhe në atë të pjesës elektronike dhe sidomos të mos harrojmë veprat e artit. Pas vitit 1990 ne duhet të merrnim një model ekonomik të ri, klasa poltike nuk ishte e orientuar mirë, kaos. Bënim më shumë konsum se prodhim. Përpjekjet për të përmirësuar ekonominë e bakrit kanë qenë të shumta, 1980-1990 kishte mungesë të madhe investimesh. Pas vitit 1990 janë bërë propozime për të mbajtur ekonominë, psh letrat me vlerë. Investimet nuk i kalonin 20 deri në 30 milionë dollar. Viti 1997, lufta në Kosovë, dhe sidomos pas vitit 2000, me 25-30 milionë dollarë, ku në më pak 27 vendburime bakri, me 2500 punonjës do të kishim përfitime ekonomike për rreth 7 vite. Kemi bërë, kam bërë përpjekje që Ish Uzina e Bakrit në Rubik të rikthehet ashtu siç duhet të paktën nga pamja e jashtme që ajo të mos prishet.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lexues: 24/05/2024 23:10

    Prodhimi i arit ka qene simbolik, thote inxhinjeri, po gazetari ben c’ben e kthen biseden tek ari, se vetem ari dhe argjendi iu intereson paraziteve. Shqiperia ka rezerva kromi, bakri, nikeli. Nikeli eshte mineral strategjik sot, sepse nevojitet per baterite e makinave elektrike. A shfrytezohen ne menyre racionale keto pasuri dhe kush i vjel perfitimet kryesore? Keto jane pyetje per gazetare investigative, jo per gallataxhinj qe kerkojne shpellen e Ali Babes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?