Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Opinion

Zaloshnja: Arithmetika e sikletshme e Kuvendeve të 11/18 dhjetorit

20 Nëntor 2021, 10:27| Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 12:55

  • Share

Berisha deklaroi dje në Foltoren e Librazhdit se pothuaj 5000 delegatë të Kuvendit të PD-së kanë firmosur tashmë për mbajtjen e tij më 11 dhjetor (zyrtarisht janë rreth 7500 kuvendarë demokratë, nga të cilët rreth 1200 janë jashtë Shqipërisë). Ndërkohë, Basha ka deklaruar se Kuvendi legjitim i PD-së do të zhvillohet më 18 dhjetor, i thirrur nga Kryesia. Gjë që presupozon se në të duhet të marrin pjesë të paktën gjysma e delegatëve (3750), në mënyrë që të konsiderohet legal.

Duke parë armiqësinë e madhe të të dyja kampeve është e vështirë të imagjinohet që delegatët e Kuvendit të 11 dhjetorit (të iniciuar nga Berisha) të shkojnë edhe tek Kuvendi i 18 dhjetorit, thjesht për të plotësuar kuorimin e domosdoshëm për mbajtjen e Kuvendit të Bashës. Pra, arithmetika e thjeshtë na tregon se nuk mund të ketë gjithsej 8750 delegatë në të dyja kuvendet, kur edhe vetë 7500 delegatët zyrtarë nuk janë në Shqipëri (1200 janë emigrantë).

Dhe si mund të zgjidhet ky siklet arthmetik?

Pas Kuvendit të 11 dhjetorit, ata të 18 dhjetorit do të thonë se delegatët e Berishës ishin fallso ose të sjellë/detyruar nga aleatët e nëndheshëm të Ramës. Po njësoj, pas Kuvendit të 18 dhjetorit, ata të 11 dhjetorit do të thonë se delegatët e Bashës ishin fallso ose të sjellë/detyruar nga aleatët e nëndheshëm të Ramës.

Më pas, përballja e rradhës mes palëve do të jetë ose në oborrin e SHQUP-it, ose në oborrin e Gjykatës….

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?