Armand Duka ka kritikuar trajnerin e Interit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka folur për "L'Interista", duke thënë se Kristjan Asllani meriton më shumë minuta në fushë dhe se nuk e kupton Simone Inzaghin për kriterin e përdorur.
"Asllani? Është një lojtar i afirmuar tashmë, është një talent me shumë personalitet dhe me mundësi të mëdha për t’u përmirësuar. Këtë sezon është përmirësuar shumë në aspektin sportiv dhe karakterial, duke punuar me lojtarë të mëdhenj si Mkhitaryan, Brozovic, Calhanoglu dhe Barella, edhe pse nuk ka pasur shumë hapësira", tha kreu i FSHF-së.
Më pas Duka foli edhe për hapësirat e pakëta që trajneri Inzaghi i ka dhënë Asllanit sezonin që lamë pas.
Trajneri Inzaghi? Të jem i sinqertë, nuk i kuptoj kriteret që trajneri Simone Inzaghi përdor për futbollistin shqiptar. Mbase nuk e pëlqen mjaftueshëm, flas sportivisht, por lojtari meriton më shumë. Më duket e çuditshme që një lojtar si Asllani, me ato karakteristika që ka, të mbyll një sezon me kaq pak minuta. Mendoj se Asllani meriton më shumë hapësira se sa ka pasur këtë vit. Për ne është e rëndësishme që Asllani të luajë sa më shumë të jetë e mundur, më pas largohet apo qëndron ky është një vendim që i takon shoqërisë dhe lojtarit", tha Duka.
Më pas kreu i FSHF-së tha se nëse Interi vendos për të shitur Brozovic, atëherë Asllani është i duhuri për të zëvendësuar.
"Për momentin nuk mund të them se Asllani është më i mirë se Brozovic, por jam i bindur se ai është zëvendësuesi ideal, në disa ndeshje mund të jetë edhe më i mirë se kroati", tha Duka.
Ky komunist i verbuar më qëllim ia shkatrron kariesen e K.Asllanit !
PërgjigjuO duke qe barku te ka mor ere kjo u dukte dhe u shifte po qe te paska mor ere dhe qeka qelb fare edhe koka me trute ket se dijshim "ik e futi nonji teke me uj solite qe te bohesh esell" gjoja me e keqe kur te hyp vetja ne qef bej gam gam ne shqiperi mos hap goj jasht shqipes o duke.
Përgjigju