Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA. Rroga vjetore: 160 mijë euro

7 Shkurt 2019, 13:24| Përditesimi: 7 Shkurt 2019, 18:44

  • Share

Armand Duka, presidenti I Federatës Shqiptare të Futbollit, është zgjedhur anëtar I Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Kreu I FSHF-së fitoi garën falë 36 votave nga 55 të mundshmet, ku 2 rezultuan të pavlefshme.

Kjo është hera e parë që një shqiptar zgjidhet në postet drejtuese të UEFA-s me një mandat 4-vjeçar. Së bashku me Dukën në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s do të jenë edhe emra të njohur si kroati Davor Shuker dhe Luis Rubiales, I cili është presidenti I Federatës Spanjolle të futbollit. 

“Vipsport.al” ka mësuar se rroga vjetore që jep UEFA për këtë pozicion kap shifrën e 160 mijë eurove, pra një shifër e konsiderueshme.

Në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s bëjnë pjesë 16 anëtarë, ndërsa për Dukën kjo është hera e dytë që kandidon, pasi dy vite më parë dështoi për një pozicion. Fakt interesant është se për kreun e federatës tonë data 7 shkurt duket me fat, pasi si sot një vit më parë mundi Bashkim Finon në zgjedhjet për president në FSHF.

Në kongresin e 43 të UEFA-s që u mbajt në Roma Alekasandër Ceferin u rizgjodh president I UEFA-s me mandat të plotë, pasi më herët manadati I tij ishte 2-vjeçar për shkak të zëvendësimit të Platinis.

Në kongres u mbajt edhe një raport për luftën kundër trukimeve në futboll ku ishte edhe çështja e Skënderbeut. Duka, ashtu si edhe 54 anëtarët e tjerë, votuan pro dënimit të klubit korçar.

Gjithashtu gjatë kongresit u përkujtuan edhe figurat e mëdha të futbollit në Europë që ndruan jetë gjatë periudhës së fundit. Së bashku me figurat e tjera, u mbajt 1 minutë heshtje edhe për Mikel Jankun e Skënder Hykën.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Saimir: 09/02/2019 15:17

    Mirë boni boll hangër me neve ..zuri rrënjë në karrigen e kombëtares...ishalla provon me vjedh anej edhe e fusin brenda

    Përgjigju
  • Duksi: 09/02/2019 12:01

    Hani m ju qe bleni bileta me pa ndeshjet e shitura ky me leket tuaja dhe te mafies i bleu botat ne UEFA.

    Përgjigju
  • Fredi: 08/02/2019 12:52

    Pirdh pirdh, i bie të mari mbi 10 mije euro në muaj hahahahahaha yyyyyyyt hahahahahah!

    Përgjigju
  • Pafillja: 07/02/2019 21:02

    Hajde se Uefa dhe Fifa kane pasur dhe hajdut te tjere me te medhenj se Duka. Platini, Blatter.

    Përgjigju
  • xreport: 07/02/2019 18:28

    e dime mire ca bo leku ne UEFA mos bo sikur ke arrit me merit o legen o hajdut

    Përgjigju
  • xXx: 07/02/2019 14:59

    Hajde estradë hajde...

    Përgjigju
    • Alfa: 09/02/2019 11:32

      Bravooooo.....

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?