Armando Broja

Armando Broja hipën në avion me Chelsean, prova kundër Real Madrid dhe Cityt

23 Korrik, 17:37| Përditesimi: 23 Korrik, 17:40

  • Share

Armando Broja do të udhëtojë me Chelsean në turin parasezonal të ekipit në SHBA. Sulmuesi kuqezi është pjesë e listës me 28 futbollistë të përpiluar nga trajneri i ri Enzo Maresca.

Blutë e Londrës do të kenë ndeshjen e tyre të parë të mërkurën kundër Wrexam në stadiumin “Levi” në Santa Clara, në Kaliforni, e në vazhdim do të përballen me Celtic dhe Club America.

Chelsea do të masë forcat edhe me Manchester Cityn në ‘Columbus’ dhe me Real Madridin në Charlotte më 7 Gusht. Në total, tekniku Maresca ka lënë jashtë shumë lojtarë. Mes tyre ka edhe emra të mëdhenj dhe mospërshirjet e Lukakut, Kepa Arrizabalagas, Chalobah, Cesare Casadei, David Datro Fofana dhe Sarr, vazhdojnë që të shtojnë spekulimet se ata mund të largohen nga “Stamford Bridge” këtë verë.

Kjo thirrje është një test për Brojën, e ardhmja e të cilit është e paqartë në “Stemford Bridge”. Për sulmuesin kuqezi ka interesim nga klube në Serie A dhe në Premier League. Por pjesëmarrja në këtë tur parsezonal dhe një paraqitje e mirë e Brojës mund të bindë trajnrein Maresca që ta mbajë edhe këtë sezon te Chelsea.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?