Chelsea humbi 0-1 kundër Aston Villas për javën e gjashtë në Premier League. Për Blutë e Londrës në fushë u rikthye edhe Armando Broja. Trajneri Pochettino vendosi ta hidhte sulmuesin e Kombëtares në fushë në minutën e 79-të, duke i zënë vendin Caicedos. 22-vjeçari dukej në formë, edhe pse kishte nëntë muaj që nuk luante për shkak të dëmtimit në gju. Duket se veç klubit nga Londra, edhe trajneri i Kombëtares Sylvinho merr lajmin e mirë për rikthimin e sulmuesit.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Armando Broja rikthehet pas nëntë muajsh, Chelsea pëson humbje! Arsenali dhe Tottenham barazojnë 2-2, Liverpool bën detyrën
S.Dh/ReportTv.al