Premier League e futbollit në Angli vijoi këtë të shtunë me gjashtë ndeshjet e radhës për raundin e 27-të. Në fushë kishte spektakël, teksa Liverpool iu fal golit të Nunez në shtesën e nëntë të lojës për të marrë tri pikë në udhëtim me Nottingham, duke vijuar sërish kryesimin paçka rezultatit të Man. City ndjekës.
Në Londër Brentford ndali 2-2 Chelsean, me Blutë që shënuan të parët dhe më pas u përmbysën, për të barazuar me Disasi në të 83 minutë. Fitore me përmbysje edhe për Tottenham, që kaloi 3-1 Crystal Palace.
Fulham fitoi 3-0 me Brighton, me Armando Brojën që mori vetëm gjashtë minuta te vendasit në fundin e lojës. Sulmuesi që rivalizon me shqiptarin, Muniz shënoi në pjesën e parë dhe më pas i bëri vend Brojës në fund.
Premier League, java 27-të:
E shtunë, 16:00
Brentford 2-2 Chelsea (Rasmussen 50', Uissa 69' / Jackson 35', Disasi 83')
Everton 1-3 West Ham (Beto 56' / Zouma 62', Soucek 90+1', Alvarez 90+6')
Fulham 3-0 Brighton (Uilson 21', Rodrigo Muniz 32', Traore 90+1')
Newcastle 3-0 Wolves (Isak 14', Gordon 33', Livramento 90+2')
Nottingham 0-1 Liverpool (Nunez 90+9')
Tottenham 3-1 Crystal Palace (Uerner 77', Romero 80', Son 88' / Eze 59')
Renditja: