Armando Broja

Armando Broja në fushë? Flet trajneri i Everton: Jemi të vetëdijshëm se do i duhet kohë

13 Shtator, 14:52| Përditesimi: 13 Shtator, 14:54

  • Share

Armando Broja pritet që të jetë i gatshëm për Evertonin gjatë muajit tetor. Sulmuesi i Kombëtares u huazua nga Chelsea te Everton dhe pritet të ketë minuta nën udhëheqjen e trajnerit Sean Dyche.

Ka qenë pikërisht ky i fundit që në një bisedë për mediet, ka thënë se janë të ndërgjegjshëm për situatën e Brojës.

“Për Armandon do të duhet pak kohë. Mendoj se të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë situatë”, tha trajneri, duke lënë të kuptohej se dëmtimi i pësuar në ditët e fundit të gushtit te Chelsea do të shtynte edhe pak debutimin e sulmuesit shqiptar.

Nëse Broja lë pas dëmtimin dhe merr minuta në fillim të tetorit, atëherë ai do ishte i gatshëm edhe për Sylvinhon në dy transfertat që Kombëtarja luan në mesin e tetorit për Ligën e Kombeve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?