Një mori sondazhesh, paçka marzheve të zakonshme të pranueshme për drejtuesit e tyre, pothuaj nuk po largohen shumë me njëra-tjetrën. PS ka një avantazh dhe e ndjekin PD dhe LSI. Pavarësisht interpretimeve, që janë subjektive dhe ku futen algoritme artificialë, një gjë duket qartë se ka një konfigurim, që pak ka ndryshuar edhe pas tetë viteve të drejtimit të Ramës, që ashtu si paraardhësit dhe shtuar edhe me dy fatkeqësitë e befta: tërmeti dhe pandemia, e kanë çuar vendin në zgrip. Kryeministri ka një avantazh dhe këtë e përcjell me një gjuhë cinike por disa herë dhe me argumentet jo të pakta që po ia falin ngado.
A do të ishte më mirë opozita të dilte me një listë të vetme? Kjo duket e vështirë sepse janë dy parti me përkatësi ideologjike jo të njëjta, veçse rasti i Kosovës na përcolli një mësim të madh. VV dhe LDK, dy parti me orientime të ndryshme ideologjike, u morën vesh për programin në harkun e 48 orëve teksa për emrat e qeverisë iu deshën javë të tëra.
Ky duket se është edhe paradoksi i opozitës së sotme dhe përpjekja për të maksimalizuar votën. Nuk po flasim sesa dëm po i bëjnë realisht elektorateve të vogla, duke u kujdesuar vetëm për emrat e kryetarëve të tyre, porse për nivelin e bashkëpunimit të PD-së me LSI-në, me të cilën janë të angazhuar për ndryshimin.
Sot, e kësaj dite, nuk dihet taktika e përballjes së votimit, paçka objektivit të njëjtë rrëzimit të Ramës, ashtu si dy partitë kryesore po humbasin në shpjegime teorike të programeve para të cilave nuk po dalin aq të favorizuar.
Duket se problemi më i madh i strategjive të dy partive është një dhe vetëm një: trashëgimia politike dhe pesha e dy formacioneve, respektivisht PD dhe LSI-së.
E para është tejet e rëndë e nuk mund të mbahet nga supet e brishta të kryetarit aktual të opozitës, Basha, që i ngre topin në çdo moment kryeministrit aktual; ashtu si Kryemadhi me të gjithë angazhimin e madh dhe përpjekjes të treguar një imazh ndryshe, nuk i afrohet dot kalkulimeve dhe manovrimeve elektorale të kryetarit historik të LSI-së, Ilir Meta. Që do të thotë, për të dy, është mundësia e fundit për të treguar se mund të mos zhgënjejnë me këtë trashëgimi të madhe politike, që u ka rënë hise për të besuar se i përcjell në fitore.
Gjithsesi, hija e Berishës te PD dhe ajo e Ilir Metës te LSI, jo vetëm nuk mund të mohohet, por edhe nuk i dilet dot mbi, pasi, kështu kjo trashëgimi e sotme nuk ka vlerë. Dhe, ky që ishte fati personal, tashmë është pesha e hidhur për Bashën e Kryemadhin që vërtetë janë ende komodë me këtë gjendje, që i përcjell ata në parlament të sigurt, por nuk i jep shpresë elektoratit të tyre dhe mbi të gjithë elektoratit shqiptar që po pret shpresën e ndryshimit./ Javanews
PD dhe LSI jane lende e pare qe furnizojne Lumin Lana .
PërgjigjuPo pak derdhin jashqitjen Tiransit edhe keta kam mangut?