Foto ilustruese

Arrestimet janë bërë histeri kolektive

9 Shkurt 2022, 09:18| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 09:21

  • Share

Shqiptarët të frustruar dhe të dëshpëruar, tashmë për disa vite, sepse jetojnë në vend që s'kanë të drejta, por pa drejtësi, nuk kanë përfaqësim politik, por nënshtrim përmes politikës, janë të varfër e qeverisen nga të pasur, s'kanë punë e janë të dëshpëruar për tu punësuar në këtë realitet, shpresë të vetme  kanë që Ata atje lart  të arrestojnë veten e kështu, sa herë që bëhet fjalë për ndonjë arrestim të bujshëm, kthehet një histeri kolektive!

Reforma në drejtësi është trumbetuar si suksesi më i madh i Shqipërisë në 200 vitet e fundit! Por çfarë ka në themel kjo reformë? Kjo reformë duket se qëllim të vetëm ka ndëshkueshmërinë! Në çdo vend demokratik, reforma në drejtësi bëhet për të forcuar shtetin e së drejtës e ndërsa në Shqipëri e kemi bërë mbi bazat mesjetare për të ndëshkuar, dënuar e duke mos rehabilituar askënd!

Çfarë dëshmon kjo situatë? Dëshmon faktin se Shqipëria ka dështuar në mënyrën e të bërit kultur politik! Kjo për faktin se politikanët e shikojnë politikën si aktivitet të madh për të vjedhur e ndërsa ne i shikojmë shumicën e politikanëve si kusarë, që zbresin në kohë fushatash, vetëm për të na mashtruar me qëllimin që më pas të na vjedhin!

Kjo lloj reforme në drejtësi rrezikon të bëhet një valë inkuzicionesh, ku shumica do të jenë të pafajshëm ose të dorës së dytë që do të dënohen për shkak të një histerie kolektive! Aplikimi i kësaj reforme në drejtësi, më duket tamam si një arenë gladiatorësh, ku populli kërkon dënime maksimale e është perandori që duhet të jap ok për ndonjë amnisti të mundshme! Reformën në drejtësi po e bëjmë, por duke pasur të njëjtin Cesar, që duhet të bëhet rolin e një demokrati apo të njeriut të drejtë, kur në fakt është thjeshtë "Tiran"! A mund ta besoj kush se Cesari bën reformë të sinqertë që mund të jetë edhe kundër vetes?

Shqipëria në pamundësi për të reformuar politikën, zgjodhi të reformojë drejtësinë, me shpresën se kjo e fundi do të bënte të parën! Në fakt, kjo reformë duke u bërë ekskluzivisht nga pushteti, duke bërë emërime që lënë dyshime për pavarësinë e tyre, në fakt duket se kemi vetëm ndërrim protagonistësh! Pra, nuk e kanë më dorë drejtësinë ata që e kishin dje, por e kanë tashmë ata që janë sot! Në këto rrethana, kam pak besim se drejtësia do ta pastroj politikën, por do të vazhdoj t'i shërbej asaj! Kështu, më duket se kjo reformë prodhon histeri kolektive për çdo të dënuar ose të ndëshkuar në mënyrë selektive! Qytetarët e shikojnë ndëshkimin si çlirim dhe jo si një fatkeqësi reale ku ka përfunduar sistem politik!

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Likja: 13/02/2022 10:54

    Vet i thone veterinerit, domethene i qenve dhe i maceve!Berishistet dhe likja me LSI nuk e duan vettingun,do t'ju haje koken!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?