Arrestimi i policit Taulant Balla, banorët bënë denoncimin, qëllonte me armë zjarri në raste festash! Herën e fundit terrorizoi lagjen për Shën Valentin! Gruaja e kishte denoncuar për dhunë

20 Prill 2022, 10:45| Përditesimi: 20 Prill 2022, 15:08

  • Share

Detaje të reja nga arrestimi i efektivit të Komisariatit nr. 1, i cili u arrestua nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) dhe iu gjet arsenal armësh në banesë. Sipas burimeve polici Taulant Balla prej kohësh terrorizonte banorët e lagjes së tij në "Farke te Vogël" duke shtënë me armë zjarri në ajër.

Të njëjtat burime shtojnë se Balla, gjatë muajve të fundit, nën efektit e alkoolit, kishte qëlluar në ajër me armë të ndryshme, kryesisht në dite festive si festa e flamurit dhe Viti i Ri. Hera e fundit që ai terrorizoi lagjen ishte për Shën Valentin, në 14 shkurt.

Për këtë gjë banorët kishin bërë disa herë kallëzime në polici, por për shkak të njohjes i kishin tërhequr, megjithatë organet nisën hetimet dhe prej disa javësh u mbajt në vëzhgim. Pas kontrollit në shtëpi, Taulant Ballës iu gjetën municion armësh dy automatikë dhe sasi fishekësh.

Polici Balla ishte i denoncuar edhe për dhunë në familja nga bashkëshortja. Mësohet se ajo ishte pajisur nga gjykata me urdhër mbrojtje.

1650444896_TAAULANTBALLA.jpg

Taulant Balla

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?