Foto ilustruese

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

2 Tetor, 10:15| Përditesimi: 2 Tetor, 10:17

  • Share

Mediat italiane raportojnë se Interi dhe Milani mund të vihen nën kontrollin e një bordi të pavarur nëse drejtorët nuk mund të provojnë se kanë ndërprerë lidhjet me anëtarët e arrestuar ultras që dyshohet se përfaqësojnë familjet mafioze në Itali.

Një hetim nga policia italiane dhe prokurori i antimafias dhe antiterrorizmit në Itali ka çuar në arrestimin e disa ultrasve të Interit dhe Milanit , të cilët dyshohen se kontrollonin biznesin brenda dhe jashtë “San Siros” për llogari të familjeve mafioze.

Gjigantët milanez nuk janë nën hetim dhe përshkruhen nga autoritetet si “palë të dëmtuara”, por lidhjet midis klubeve dhe disa prej ultrasve të tyre janë nën vëzhgim.

Policia tha tashmë se Interit i mungonte kontrolli mbi shitjet e biletave dhe sipas një raporti nga La Repubblica, zikaltërit dhe rivalët e tyre të qytetit, Milani, duhet të sqarojnë marrëdhëniet e tyre me anëtarët e arrestuar ultras.

Është raportuar tashmë se njëri prej tyre, Marco Ferdico, i ka bërë presion trajnerit të Interit, Simone Inzaghi, që të ketë më shumë bileta në dispozicion për finalen e Ligës së Kampionëve 2023 kundër Manchester Cityt.

Ultrasit e Interit u takuan gjithashtu me Milan Skriniar pasi mbrojtësi kishte vendosur të largohej nga klubi në të njëjtin vit (2023).

Në të njëjtën kohë, kapiteni i Milanit, Davide Calabria thuhet se u takua me Luca Lucci, një ultra kryesor i Milanit, i cili më pas u arrestua. Raporti i fundit i La Repubblica pretendon se Prokurori i Milanit ka hapur një “procedurë parandaluese” për zikaltërit duke emëruar dy konsulentë të cilët duhet të sigurojnë që klubi të ketë ndërprerë lidhjet me ultrasit që dyshohet se janë afër familjeve mafioze.

Nëse nuk është kështu, klubi mund të vihet nën kontroll të jashtëm derisa të zgjidhet situata. Sipas  Corriere della Sera , e njëjta gjë vlen edhe për Milanin. Ndërkohë, FIGC ka kërkuar dokumente nga prokurori i Milanit për të kuptuar përfshirjen e klubeve në këtë çështje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?