SARANDË- Skënder Omeri, 69-vjeç, ka falsifikuar dokumentat e pronësisë për përfitimin në mënyrë të padrejtë të një sipërfaqe toke prej 4950 metrash katrorë ndodhur në Kasmil, dokumente të cilat ai i ka paraqitur në Kadastrën e Sarandës .
69-vjeçari Omeri është arrestuar, ndërsa sipërfaqja e tokës 4950 metra katrorë tokë truall është vendosur nën sekuestro. Ndaj Omerit është dhënë masa e sigurisë "Arrest në burg", ndërsa akuzohet për “Falsifikimi i dokumenteve”,me pasoja të rënda. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.