Trafikonte drogë në Gjermani në bashkëpunim me shqiptarë, në pranga 28-vjeçari rus! ‘Strehohej’ në një hotel në Durrës (EMRI+VIDEO)

1 Tetor 2022, 12:11| Përditesimi: 1 Tetor 2022, 12:37

  • Share

DURRËS- Denis Borisov ka rënë në prangat e policisë së Durrësit i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 28-vjeçari rus ishte në kërkim nga drejtësia gjermane për trafik droge.

I riu me shtetësi ruse dhe rezident në Gjermani është kapur në një hotel në rrethrrotullimin e Durrësit dhe u arrestua nga FAST Albania

Borisov ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane,  pasi Gjykata e Kempten, Bavari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal gjerman.

28-vjeçari, në bashkëpunim  shqiptarë dhe gjermanë, ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike kanabis dhe kokainë, nga Spanja dhe Shqipëria drejt Gjermanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ëiesbaden,Gjermani, vijon punën për ekstradimin e këtij të riut drejt Gjermanisë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 01/10/2022 14:14

    Edvin shkjau shqipfolës e ka mbushur Durrësin me serborus ( shumica ushtar fashist qetnik nga lufta në Ukrain dhe serb nga lufta e Kosovës) . Kur tradhtari bëhet humanitar, lufta troner në derë…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?