Sendet e sekuestruara

Arrestohet shqiptari në Spanjë, akuzohet për grabitje të 6 lokaleve

23 Maj, 14:50| Përditesimi: 23 Maj, 14:57

  • Share

Një shqiptar është arrestuar në Huesca, Spanjë, pasi akuzohet se ka grabitur 6 lokale.

Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari udhëtonte me autobus nga Zaragoza dhe kishte në shënjestër vetëm lokalet që drejtoheshin nga shtetas kineze.

 Për më tepër disa pamje të filmuara nga kamerat e sigurisë, hetuesit vunë re se grabitjet ishin bërë gjithmonë nga i njëjti person.

Pas kontrolleve të kryera policia i gjeti në çantën e shpinës gërshërë, kaçavidë, elektrik dore, kapele, maskë, daltë, doreza.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?