Burgu i Dubravës

Arrestohet Ujkan Metaj, u arratis nga Burgu i Dubravës

24 Korrik, 20:38| Përditesimi: 24 Korrik, 20:40

  • Share

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar Ujkan Metaj i cili ishte në kërkim, pasi u arratis 12 ditë më parë nga burgu i Dubravës.

Sipas Policisë, identifikimit dhe lokalizimit të tij i ka paraprirë ndërmarrja e masave aktive hetimore dhe operative, të cilat kanë rezultuar edhe me arrestimin e personit të dyshuar.

“Si rezultat i angazhimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, konkretisht të Drejtorisë Rajonale në Pejë, në kërkim të personit të dyshuar U.M, viti i lindjes1988 nё Istog, i cili ishte i kërkuar për veprën penale "Arratisja e personit tё privuar nga liria”, i njëjti është arrestuar sot në orët e pasdites”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Ndryshe, Ujkan Metaj ishte shpallur sot në kërkim nga ana e policisë.KosovaPress

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?