Skuadra kroate

Arritën në finale , Kroacia është krijuar në Ligat e mëdha europiane

13 Korrik 2018, 09:50| Përditesimi: 13 Korrik 2018, 10:03

  • Share

Kroacia, një vend me 4.2 milionë banorë dhe 800 futbollistë profesionistë, sot ndodhet në krye të futbollit botëror, kjo fal një grupi lojtarësh që kanë lënë vendin e tyre të lindjes për tu formuar profesionalisht në klubet e mëdha te kontinentit te vjetër. 

Nga djemtë e Zlatko Dalic, vetëm një lojtar nuk luan në klubet e ligave kryesore evropiane. Ky është Vida, pjesë e Beshiktashit. Pjesa tjetër e kombëtares kroate luajnë në ligat elitare - LaLiga, Premier League, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1. Edhe shumë nga lojtarët e stolit kroat luajnë në një nga keto liga - Kovacic te Real Madrid, Kramariq te Hoffenheim, Jedvaj te Bayern Leverkusen dhe Bladej te Fiorentina. Vetëm dy lojtarë të stolit luajnë në klubet vendase - Bradaric luan te Rijeka dhe Dominik Livanovik te Dinamo Zagreb. 

Të gjithë futbollistët ballkanikë të ligave të mëdha kanë një faktor të përbashkët: ata largohen nga Kroacia në një moshë të re. Rakitic shkoi te Schalke kur ishte 19 vjec, Jedvaj shkoi në Romë 18 vjec, Perisic dhe Rebic te Fiorentina- 20 vjec, Lovren te Lyon dhe Corluka te City-21 vjec. Vetem Modriç te Tottenhami-i dhe Brozoviç te Inter-i shkuan me të pjekur- 23 vjec.

Nikola Jerkan, pjesë e seleksionuesve të kombëtares kroate shprehet se kjo është e gabuar pasi shumë prej tyre nuk e kanë moshën e duhur për të bërë këtë hap të madh.

Unë mendoj se kjo është e gabuar. Shumë prej tyre nuk e kanë ende moshën ideale për të bërë këtë hop të madh.

Nikola Jerkan, pjesë e seleksionuesve kroatë

Në shumë raste të ngjashme ky fakt nuk ka qënë i suksesshëm por në rastin e Kroacisë, duket se është një nga çelësat e suksesit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?