Ilir Meta dhe Erion Veliaj

Kryeqyteti yt, i imi dhe i yni!

11 Gusht 2022, 21:48| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 22:18

  • Share

14 Prill 2017 asokohe kryetar Parlamenti Ilir Meta do të deklaronte teksa inauguronte një vepër publike në Zall-Herr: Por ka shumë rëndësi edhe sesi flasim, sepse shqiptarët nuk janë edhe kaq modern, trendi si Lali Eri, janë pak tradicional, kemi një fjalë ne që jemi si malësor nga veriu apo jugu: “Fjala vret më shumë se plumbi”. Dhe ne fjalën e fundit e themi të parën. Jo, ne politikanët duhet të flasim me vepra, siç flet edhe kjo vepër sot dhe unë sot”.

11 Gusht 2022, pas 5 vitesh gjërat s’janë më njësoj!!!

Politikani Ilir Meta është i rëndësishëm në politikën e vendit, pas z.Berisha ai ka provuar çdo post publik. Aq i rëndësishëm sa vetë ai tregon se me fjalën duhet patur kujdes. Jo fjala e fundit e para!

E vlerësoj shumë si ish kryeministër, E vlerësoj edhe si ish President pasi me zyrën e tij juridike arriti të vendos disa standarte kushtetueshmërie.

Por sot gjuha e tij duke iu drejtuar kryebashkiakut me fjalët "qen i pavaksinuar" tregon së paku se z.Meta s’ka qenë i sinqertë në 2017, por kjo zor besohet kur ende fjalimi i tij është publik edhe në portalin "Koha Jonë". Tregon se sot z.Meta s’i kushton të njëjtën rëndësi fjalës! E kjo zor besohet. Ai përbetohet se mban fjalë.

Ai dikur thonte Bashkia Tiranë duhej të merrej shembull e Lali Erin e falenderonte publikisht. Po sot, si është e pajetueshme Tirana?!  Politika ka vendin e saj, fjala po e po.

Qyteti mbetet i të gjithëve. I atyre me kulla i atyre me vila i atyre me qerpiç i atyre me sllona i atyre me biçikleta i atyre Jabanxhinjve dhe i atyre shumë Autoktonëve. Fundja është gjithëpërfshirës.

Është: KRYEQYTETI I SHQIPTARËVE

President, e kujton besoj këtë fjalim tëndin Publik?

 Shkrimi në median ‘Koha Jonë’

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?