Arsenali ka marrë një goditje të rëndë sot duke zbehur shpresat për një vend në Ligën e Kampioneve.
Të besuarit e Artetës u mposhtën pastër 3-0 nga Crystal Palace, ku Matata dhe Ajeu dyfishuan rezultatin pa kaluar ende 25 minuta lojë. Nuk mjaftoi kaq por në pjesën e dytë ishte dhe Zaha i cili vulosi gjithçka me anë të një penalltie duke i mbyllur shifrat në 3-0.
Tashmë Arsenali mbetet në vendin e 5-të, me të njëjtat pikë sa Totenham, por me golavarazhin më të dobët.