Artan Fuga

Artan Fuga: Ndërtesa e teatrit ra, Kuvendi, ekonomia ra! Jemi si në 1997!

6 Korrik 2018, 16:53| Përditesimi: 6 Korrik 2018, 17:01

  • Share

Ra!

Ndërtesa e teatrit ra !
Qendra historike si kujtesë kolektive e qytetit të Tiranës ra!
Statusi i aktorëve dhe i gjeneratës aktoriale madhire që kishte zënë rënjë në mendjet e shqiptarëve ra! 
Kuvendi ra! 
Prona publike ra! 
Komunikimi midis artistëve, ministrisë të kulturës dhe pushtetit ra! 
Politika si veprimtari e qytetarëve ra!
Trashëgimia kulturore e vendit ra! 
Endërra europiane ra!

Tërmeti ra!

Ekonomia ra!
Gjykata e larte dhe gjykata kushtetuese ra! 
Sistemi i zgjedhjeve ra!
Imazhi i vendit ra!
Libri ra!

Gjithçka ka rënë si në një qytet ky tërmeti ka kthyer në rrënoja gjithçka!

Mbetet vetëm një shans: Vullneti për t'u ringritur, për ta rifilluar nga e para! Brezat e rinj duhet ta nisin ndryshe ndërtimin e vlerave të demokracisë dhe shtetit shqiptar !

Nevoja për mendim intelektual dhe veprim qytetar të mënçur, të pastër, është më e fortë se kurrë!

Jemi si në 1997 kur shteti ra! 
Jemi si në 1966 kur besimi ra!
Jemi si në 1956 kur idealet e majta ranë!
Jemi si në 1946 kur republika ra! 
Jemi si në 1943 kur uniteti i kombit ra! 
Si në 1935!
Si në 1924!
Si në 1917! 
Si në 1914!

Mbetet vetëm një shans: Vullneti për t'u ringritur, për ta rifilluar nga e para!

Komento

Komente

  • Qoqja: 06/07/2018 17:30

    MENDJE E NDRITUR PREJ AKADEMIK QINGLESH .ANALIZE KRIMINALE AS ATA ME TE META MENDORE NUK KOMENTOJN KTHU .

    Përgjigju
  • Hasani: 06/07/2018 17:11

    Jo vetem teatri por me kryesorja qe ka rene eshte morali.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?