Presidenti Meta dhe gazetari Artan Hoxha

Presidenti sërish ka ofruar dorëheqjen e tij sot! E bela e madhe që na ka zënë!

24 Maj 2019, 15:18| Përditesimi: 24 Maj 2019, 16:07

  • Share

Opozita, që po bën gati molotovët për nesër dhe mileti, i kërkojnë me forcë dhe mezi presin të japë dorëheqjen kryeministri, ky tjetri që nuk i kërkon njeri as të japë dorëheqjen dhe as të sakrifikohet si Salvador Allende duke vrarë veten në zyrë(Larg qoftë inshallah), del dhe na kujton xhenazenë.

Po c'ke o burrë i dheut, tek je mirë e bukur pse e trazon dynjanë kot me skenare fatkeqësish kaq tragjike. Pak humbje dhe dhimbje ka patur ky vend në këto 30 vite post-komunizëm, sa të perballojë dhe një humbje apo gjëmë kaq të madhe?!!!

Kur nuk të thotë njeri as plac, e jo më jep dorëheqjen apo sakrifikohu me vetëvrasje, cfarë dreqin ke që i con nëpër mend belara të tilla me zarar!!!!

Pashë zotin se jemi në muaj Ramazani dhe nuk mbajmë dot më, por më mirë kap ndonjë iftar me qetësi dhe dashuri dhe lërja kryeministrit ta mendojë thellë si dorëheqjen si sakrifikimin me vetëvrasje. 

Jo për gjë por si dorëheqja jote, si vetëvrasja jote në këto momente (larg qoftë inshallah) as prish punë e as ndreq pune. 
Tjetërkujt i kërkohet dhe i urohet, si dorëheqja, si vetvrasja...se ti na duhesh shëndoshe e mirë si kokrra e molles për halle të tjera...

Dy qëndrimet ekstreme të presidentit:

20 mars 2019

"Në këtë drejtim, edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues jam i gatshëm për të dyja ekstremet:
1)-Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, 
2)-e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.
Pra, Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, dhe as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqiperi.

24 maj 2019

"Ashtu siç deklarova me përgjegjësi më 20 mars nga Pogradeci, mbetem i gatshëm që për një zgjidhje që i shërben interesit më të mire, stabilitetit dhe demokracisë së vendit, të vendos në dispozicion edhe mandatin tim si President i Republikës, nëse palët e gjykojnë edhe këtë element si të rëndësishëm për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do t’u jepte qytetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur edhe Presidentin me votën e tyre të lirë".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?