Kultura

Artistët nga Kosova sjellin ‘Schumman dhe Strauss’, në TKOB! Java kulturore Shqipëri-Kosovë, performancë unike e muzikës klasike! Sopranoja Besa Llugiqi e pianisti Misbah Kaçamaku, në Tiranë

23 Nëntor 2024, 12:37| Përditesimi: 23 Nëntor 2024, 22:37

  • Share

Muzika e Schumman dhe Strauss ishte kryefjala e mbrëmjes së të premtes në hollin koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

"Side by Side: Schumman and Strauss” ishte koncerti që ngjiti në skenë sopranon Besa Llugiqi dhe pianistin Misbah Kaçamaku, të cilët sollën një performancë unike, duke luajtur pjesë nga dy gjenitë botërorë të muzikës klasike.

Sopranoja Besa Llugiqi dhe pianisti Misbah Kaçamaku janë dy ndër artistët më të njohur në Kosovë. Koncerti i tyre në TKOB në Tiranë vjen në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare dhe në një muaj të rëndësishëm për të gjithë hapësirën shqiptare.

 

 

 

 

 

 

B.G/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?