Artistja Valentina Bonizzi ekspozon veprat që ka realizuar në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit. Bonizzi ka zgjedhur që të bëjë pjesë të reflektimit të saj, selinë e kryeministrisë e ndërtuar gjatë pushtimit fashisit dhe qytetin e Kamzës, periferinë e kryeqytetit, e ndërtuar nga imigrantë, veçmas nga Veriu i vendit, pas rënies së komunizmit. Artistja na shpjegon arsyet, se përse veprat e saj i sjell nën titullin “Gjendja tranzitore e historive të mundshme”.
“”Gjendja tranzitore e historive të mundshme” është një ekspozitë që përmbledh esencën e kërkimit tim artistik në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit. Pyetjet të cilave u përgjigjen punët e mia në ekspozitë janë: Si ekzistojmë në ligj? dhe ç’farë do të tregojmë në fund?”, tregon artistja Valentina Bonizzi
Ngjarjet në filmin “Homazh për Kafkën” zhvillohen në Qendrën për Hapje dhe Dialog, një qendër që afron më shumë publikun me institucionet qeveritare. Artistja e frymëzuar nga “Parabola para ligjit” në librin “Procesi” i Franc Kafkës, duke përfshirë në të edhe stenografenm që ka punuar në kryeministri për 50 vite, e cila ka transkriptuar tregimin enigmatik të shkrimtarit. Ajo këtë proces e quan kafikan
“Të qëndrosh, të vëzhgosh raportin që kemi të gjithë me ligjin, por veçanërisht nga brendësia e Pallatit të Kryeministrisë që në këtë rast është Kryeministria e Shqipërisë, që ka ofruar Qendra për Hapje dhe Dialog, duke i lënë derën hapur kujto që do të hyjë. Eksperienca për të qenë brenda kësaj godine çdo ditë, është kafkiane mund të thuhet” thotë Bonizzi
Për raportin e shqiptarëve me ligjin gjatë këtyre dy viteve, mendon se kjo vjen më së miri nëpërmjet aktivistëve të rinj nga Kamza.
“Le të themi se këtë e kam perceptuar në mënyrë më pjesëmarrëse dhe bashkëpunuese me një grup aktivistësh të rinjsh nga qyteti i Kamzës që quhen “Ata”. Kyprogram kishte në fokus zhvillimin e disa veprimeve në ambiente publike që do të na bënin të përceptonim në mënyrë më poetike hapësirën në të ciën jetojmë gjatë jetës sonë të përditshme, si dhe raportin tonë me ligjin”, shprehet Valentina Bonizzi.
Ngjarjet në veprën “Forumi i tyre” zhvillohen në hapësirë publike, aty ku diskutohen çështjet kryesore, politike, sociale, tregtare dhe kulturore të qytetit. Në ekspozitë, dy tregimet ndodhin në qendër dhe në periferi, për të plotësuar njëra-tjetrin. Ekspozita do të qëndrojë hapur për publikun në galerinë “Zeta”deri në datë 22 mars.