As burgu s’i 'tremb' qytetarët, sot Tirana si në normalitet! Policia ul kontrollet, më pak postblloqe (Masat në Kodin Penal)

8 Maj 2020, 16:33| Përditesimi: 8 Maj 2020, 16:41

  • Share

TIRANE-Ndryshimet në kodin penal për këdo që thyen rregullat e karantinës se nuk i kanë trembur aspak qytetarët. Rrugë të mbushura plot dhe qytetarë të shumtë të ofrojnë sot panoramën e një dite të zakonshme dhe aspak të kujdesit që duhet treguar ende ndaj pandemisë COVID-19. Nga ana tjetër edhe kontrollet e policisë duket se janë zbehur ndjeshëm, pasi edhe post-blloqet janë reduktuar. Për presidentin Ilir Meta, i cili vuri firmën e tij duke dekretuar ndryshimet, të gjitha institucionet duhet të nxjerrin udhëzimet në shërbim të Kodit të Ri Penal.

Të gjithë të bëjnë detyrën e tyre me përgjegjësi, që qeveria, Shëndetësia, policia, prokuroria dhe gjykatat të nxjerrin aktet dhe udhëzimet në frymën e ndryshimeve që u bënë në Kodin penal që janë më të avancuara në kontinent sipas standardeve daneze. Por duhet edhe kolona e akte vetë tjera në këtë frymë që t'u shërbejë atyre qëllimeve, që synojnë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve” u shpreh Meta.

Por çfarë parashikojnë ndryshimet në kodin penal? Nga sot, shkelja e udhëzimeve të autoriteteve shtetërore në kohë epidemie, dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg. Thyerja e rregullave nga biznesit dënohet me gjobë deri në 2 vite burg. Thyerja e karantinës dënohet me burg deri në 3 vjet burg, ndërsa përhapja e infeksionit në mënyrë të qëllimshme dënohet deri në 5 vjet burg dhe deri në 8 vjet burg kur përhapja e infeksionit ka sjellë pasoja të rënda. Këto veprime dënohen me burg deri në 23 qershor 2020, që përkon me shtyrjen e gjendjes së fatkeqësinë natyrore. Po ashtu, nga patrullimi janë larguar edhe autoblindat e ushtrisë që pak javë më parë i gjenim kudo në rrugët e kryeqytetit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polici: 08/05/2020 17:44

    Nga nje ane te puthni nga ana tjeter te kadshoni. Pse i hapet bizneset e vogla hapet edhe muzeumet ne daten 18 maj do te hapni edhe kafenete kur gjendja e jashtezakonshme eshte deri ne 23 qershor. Ne butg te paret duhet te futeni ju qe i shkelni ligjet me te dy kembet pastaj te tjeret.

    Përgjigju
  • Vrojtuesi: 08/05/2020 17:24

    Mjaft me keto artikuj me burgje e me dhune psikologjike ndaj njerezve. Ne jemi njerez te lire e per sa kohe qe respektojme distancen dhe mbrojme veten dhe te tjeret nuk kemi pse te marrim leje prej askujt. Nuk jemi ne kohen e skllavopronarise kur skllavit i duhej te merrte leje te pronari per cdo gje. Merrni shembullin e SHBAve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?