'As në imagjinatën më të keqe nuk e kishim menduar', Agim Mehmeti: Turizmi po kthehet në pikën zero

24 Mars 2020, 10:57| Përditesimi: 24 Mars 2020, 12:21

  • Share

Operatori turistik Agim Mehmeti në një lidhje skype në emisionin "Rreze Dielli" ka thënë se situata e krijuar nga koronavirus po kthen në pikën zero turizmin në Shqipëri.

Ai shprehet se janë anuluar një pjesë e mirë e rezervimeve, ndërkohë që thotë se nga kjo situatë preken 500 mijë deri në 600 mijë shqiptarë. 

"Jemi në pikën më të ulët, edhe në imagjinatën tonë më të keqe nuk do e kishim menduar që turizmi do goditet në këtë pikë. Shqipëria donte ende punë që të kthehej në një pike të rëndësishme turistike. Kjo goditje na ktheu në pikën zero. Janë anuluar një pjesë e mirë e rezervimeve, është humbje për të gjithë ekonominë, jo vetëm për bizneset. 500 mijë deri në 600 mijë shqiptarë preken drejtpërdrejtë nga kjo. Nuk mund të them një shifër ekzakte, por ka një humbje të madhe, pasi 70% e rezervimeve janë në verë", shprehet Mehmeti.

I pyetur se sa mund të zgjasë kjo situatë, e për sa gjatë mund të lërë pasoja në ekonomi koronavirus Mehmeti thotë se operatorët turistikë fuksionojnë me programe 9-12 mujore e nëse ndodhin anulime, rimekëmbja bëhet e vështirë.

"Është një programim paraprak që bëhet 9-12 muaj përpara dhe kur anulohen, është e vështirë të ringrihet. Është një krizë globale ku ne jemi shumë të brishtë, duhet që vendimmarrja që do marrim të na kushtojë sa më pak. Mund të themi që jemi në pikën e kolapsit", sqaron operatori turistik. 

Ora 11:35
Rimëkëmbja e turizmit nga koronavirus? Mehmeti: Duhet të ulemi me këmbë në tokë, të konkurojmë me shërbimin dhe çmimin

Kur ndodhemi ende në fillimet e ndikimit të koronavirus në Shqipëri, e kur ende nuk është bërë një kalkulim i qartë se cilat janë dëmet që do i sjellë ekonomisë shqiptare përfshirja në hartën e vendeve të prekura nga koronavirus, sektori i turizmit duket se do jetë ndër më të prekurit.

Agim Mehmeti, operator turistik, thotë për emisionin "Rreze Dielli" se nevojitet një plan i qartë së cfarë duhet të bëhet, pasi të nisë rimëkëmbja nga koronavirus.

Për operatorët turistikë ai thotë se duhet të gjejnë oferta joshëse për të tërhequr turistët, pasi edhe vendet e tjera do të përpiqen të ringrihen pas ndikimeve negative të koronavirusit.

"Kemi nevojë të ulemi me këmbë në tokë sesi ne duhet të rikthejemi në hartën e tour operatorëve. Duhet të bejmë oferta joshëse dhe interesante. Edhe vendet e tjera janë në krizë të plotë. E gjithë oferta e tyre do jetë e ulur këmbëkryq sapo epidemia të ikë. Edhe ne duhet të jemi ketu që të konkurojmë me shërbimin dhe cmimin. Ndaj ne kemi hartuar 11 pika shumë të vlefshme, ku është marrë parasysh vetëm pika e kreditimit, megjithatë duhet të mbarojë kjo fazë që të flasim."

 

Shpresën për të 'shpëtuar' turizmin pa dëme të mëdha ekonomike, Mehmeti e sheh edhe në periudhën e fillimit të vjeshtës, shtatorit dhe tetorit, periudhë për të cilën shprehet se mund të ketë përmirësim të situatës.

D.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 24/03/2020 14:18

    O SHOKU MEHMET ,,,PER TE PASUR TURIZEM DUHEN INVESTIME,,,RRUGE,,UJE,DRITA,,,HOTELE ME 5 UJE ME 50 M DISTANCE NGA NJERI-TJETRI,,,JO SI I KENI BERE JU,,,QE KENI SHKATARRUAR DURRESIN,,GOLEMIN,,, E SHENGJININ,,,DHE PLANE URBANISTKE NE ZONAT E PLAZHIT ME ARKITEKTET ME TE MIRE,,,NUK BEHET PUNA ME BARINJ DELESH,,,...///

    Përgjigju
    • bariu: 24/03/2020 20:11

      ooo bageti vazhdo ha kakerdhi ri e mos i qaj hallin atij

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?