As vdekja s’po e shuan mllefin dhe urrejtjen e shqiptarëve për njëri-tjetrin!

29 Mars 2020, 15:00| Përditesimi: 29 Mars 2020, 15:01

  • Share

E pabesueshme.....

Lexoni komentet dhe blogjet shqiptare në këto ditë karantine.

As “lufta botërore” nuk i zbut dhe nuk i ndryshon mentalitetin e shqiptarëve.

Sharje, mllef, mallkim, fyerje ndaj çdo kujt dhe me çdo kënd.

Karantina na ka detyruar të navigojmë qindra mijëra faqe interneti nga gjithë bota.

Çdo kund solidaritet, dashuri, paqe, ngushëllim dhe bashkëpunim

Dy ditë më parë lexova i tronditur statusin e deputetit opozitar Adriatik Alimadhi i cili kishte rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Si mik të vjetër që e kam, nuk lash lajm mbi Adriatikun pa i hedhur një sy në çdo portal apo gazetë.

Lexoja lajmin por dhe komentet poshtë tyre.

Ajo që më la pa fjalë ishte që 50% i uronin të shkuara dhe 50% e mallkimin me vdekje atë dhe gjithë politikën.

Adriatiku është një burrë i ndershëm dhe shumë modest. Është hera e parë në jetë që është në parlament. Ka mbrojtur një kauzë tradicionale si idealist pa asnjë interes.

As nuk ka vjedhur, dhe as nuk është korruptuar në jetë se nuk ka pas asgjë në dorë.

Por e gjitha kjo nuk është fare fare e rëndësishme për shqiptarët që nuk rreshtin duke shkruar: “vdekshin 140 deputetët” a thua sikur ata doganirët, policët, tatimorēt, mjekët, gjyqtarët apo pedagogët janë të ndershëm dhe më pak të korruptuar apo sikur s’kanë marr kurrë ryshfete në jetë.

Mallkojnë çdo kënd dhe ndaj çdo kujt.

Madje mallkuan dje edhe 30 mjekët që shkonin në frontin e luftës në Milano.

E gjithē bota solidarizohet, vetëm në Shqipëri dhe Kosovë po copëtohen me njëri-tjetrin.

Asnjë opozitë në botë s’kërkon rrëzim qeverie në këtë kohë apokalipsi vetëm në Tiranë dhe Prishtinë kërcënohen qeveritë.

Asnjë opozitë në botë nuk del çdo 24 orë konferenca shtypi duke shfryrë akuza sepse virusin nuk e solli as Merkel, as Macron, as Johnson, as Rama, as Kurti, as Vuçiç.

E gjithë bota po lufton të ik Corona.

Ndërsa gjysma shqiptarisë lufton të iki Edi Rama apo Albin Kurti.

Nga ana tjetër të dy qeveritë shqiptare shtiren sikur jetojnë në planet tjetër dhe sikur toka rrotullohet rreth tyre.

Mallkojnë mijëra militant sepse kanë idhujt e tyre që shfrynë vetëm urrejtje.

Inspirohen nga shpellarët që i kanë mbajtur 30 vjet në krye të shtetit.

E çfarë mund të presim dashuri dhe harmoni nga injorantët e facebookut kur ata që mbajnë tituj shkencor Profesor apo Doktor duan të marrin protagonizëm mbi kufoma.

Hebrenjtë po bëjnë paqe me myslimanët.

Sirianët kanë ulur armët.

Kina dhe Amerika i kanë shtrirë dorën njëri-tjetrit.

Rusët po ndihmojnë vendet e Natos.

7 miliard njerëz po ju rreh zemra njësoj dhe e ndjejnë planetin si kështjellën e tyre.

Ndërsa 7 milion shqiptar nuk e ndalin dot inatin, zemërimin, urrejtjen ndaj njëri tjetrit.

Bota le të përmbyset veç hakmarrja e tyre të shkoj deri në fund.

Duke mallkuar njëri-tjetrin i kanë bërë gropën vetes dhe vendit.

Virusi do kaloj, dhe pas saj e gjithë bota do ndryshoj, por kam frikë se Shqipërinë time kur të kthehem do e gjej njësoj.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/03/2020 06:28

    Ne jemi si BETA-FISH,nuk mund te mbash dy ne te njejtin akuarium se fillojne menjehere te perleshen.

    Përgjigju
  • Ik here Kinez i Serbise ..: 29/03/2020 17:04

    Mod na luaj rolin e nje te dituri,,ngaqe grumbulloje nje pjese dhe Ju beje shpelarjet e truve atyre.. Ik more ,,M"""" .. Se te vjen hera kerm dhe here.krimineli..

    Përgjigju
  • Gjiri i Lalzit: 29/03/2020 16:38

    Edhe Berisga edhe Meta nuk kane vjedh .... nuk kane gje ne dore

    Përgjigju
  • edi: 29/03/2020 15:55

    Oh nuk e di sa i ndershem eshte ai miku jot ,por nje thenje e jotja te le me dyshim se edhe eshte por dhe nuk eshte Ju thoni ai ka punuar i ndershem Nuk ka Vjedhur deri ketu eshte Perfect Pastaj thua ska vjedhur se ska pas Gje ne Dore ,Sidoqofte ti leme hamendjet le te diskutojme cfare eshte e natyrshme dhe e kohesDegjo Ti dhe kushdo qe e lexon kete shkrim qe Populli yne eshte tejet i vuajtur i Tomaksur i Perbuzur dhe kjo jo nga Bota qe degjojme ca shkrime ESHTE TORTURUAR ,MASHTRUAR DHE PUSHKATUAR NGA VETE SHQIPETARET ,Ardhja e demokracise thame do jete nje shans mbas qindra vitesh qe jo do gllihemi pasanike ,per nje nate Por duke zgjellur keto Belcauke ose Creature te Helmuar nga e shkuara makaber dhe te fshehur nen ate qyrk mashtruan Totalisht dhe e lane ne rruge te madhe Ju kujtoj nese do ishte trajtuar si njeri i se ardhgmes si nje human do te ishin harruar cdo zakon qe ishte lene gjurme ne ate Rob Mekati me i madh qe ju be atije Populli ishte ajo Turme qe thirrte e u Cirrte per Democracy , Smjaftoi me aq por u mashtrua aq sa nuk i futen ne lufte Veri -Jug. Duke mbjedhur nje Ide qe disa njerez Idiote i moren si shenja qe do shpetoni nga e kaluara , duke bere disa te tjere fajtor per te shkuaren Jo asnje ska qene fajtor per te Shkuaren e Tmerrshme Por me plot gojen Fajsoj cdo person qe e perqafoi ate , Rregjimi ishte tejet Cnjerezor dhe i pa shpirt Por nuk u luftua dhe su deskrititua nga asnje parti sidomos nga ato qe thirren P.D me Slogan per Democracy qe nuk vonoi dhe beri Koalicion me Partine L.S.I-ne nje parti qe ka rrenjet ne ish KOMUNIZEM me kumandarin Balilin e tyre Meta ku me Qeverine Berisha bene cdo ligj dhe institucion e ngriten nen diktatin e tyre dhe kontrollonin cdo gjykate dhe ligj si te ishin ne kohen e Lal-Krosit ,Sot kerkojne akoma ato Gjygjtare qe ishin e jane te korruptuar deri ne masen qe dhe ne vendet e zhvilluara nuk kane pasuri te tilla Pra ne kemi nje qeveri sot qe po drejton dhe eshte lidhur me Boten dhe Europen Por kemi dhe ato Qente qe iken nga parlamenti dhe kerkojne qe te kapin Qeverine Kur erdhen ishin Brege -Grisur -e Thartur Per nje kohe te shkurter u bene milionere me Vjedhje deri Floriri i Krrabes Kemi dhe Xhuxhin e voget qe ka marre emrin dhe vendin e Skenderbeut pa shpate por me makinacione si nje Buc or Bushter kerkon ndershmeri dhe Virgjeri Lere SPAK te filloi nga dita e pare qe erdhen murtaja democracy deri sot keta qe Qeverisi SPAK eshte ndertuar nga Amerika e Gjermani dhe kushdo qe eshte i korruptuar dhe jane Te japin llogari deri tek heqja e Lirise futja ne Burg dhe marrja e Pasurise KJO MENYRE TE SBATOHET NGA FILLIMI DERI TEK KETA TE FUNDIT PIKE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?