Kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka komentuar Asamblenë e PS dhe kabinetin e ri qeveritar. Berisha tha se kryeministri Rama në fjalimin e tij tregoi vetëm urrejtje për njerëzit e tij, ndërsa sipas Berishës ka sjellë në kabinet Bosin e Ndranghetës në Tiranë, referuar Arbian Maznikut.
"Asambleja ishte me disa dimensione. Paraqitje si krimineli që i kanë kallë datën bashkautorët në krime, nëse e vutë re ju ai në këtë fjalim nuk kishte urrejtje për mua. Ai të gjithë urrejtjen e kishte për të vetët. Ju të tillë dhe të atillë, ju kështu ju ashtu, unë i ndershmi, ju hajdutët, pra. Duhet të bëni një analizë. Nëse bëni face reading të asamblesë tregonte një terror që ushtroi ndaj anëtarëve të asamblesë. Bashkë kemi vjedh, por burgu është për ju jo për mua, ky ishte morali i tij. Zëvendësime. U tha shqiptarëve se jeni të pashpresë nëse nuk merrni në dorë fatin tuaj. Kë solli në qeveri. Solli përfaqësuesin zyrtar të Ndrangheta në Tiranë, Maznikun. Bosin e Ndranghetës sipas autoriteteve italiane. Është ikona më e shëmtuar e zyrtarit të babëzitur që merrte 12 rroga si nënkryetar bashkie. Ikën mëkatarë, ikën të korruptuar, erdhën mëkatarë, erdhën të korruptuar", tha Berisha.
Po ashtu, Berisha tha se Bardhi është i ftuar që të vijë dhe të votohet si kreu i Grupit të Rithemelimit.
“Gazment Bardhi është i ftuar me gjithë deputetët që mbështetën haptas primaret dhe këtu ishte një ndryshim themelor. Se kishim të bënim me një qëndrim ndaj një procesi fondamental në PD. e kam shprehur në mënyrën e përsëritur edhe publikisht, edhe privatisht që Bardhi është i mirëpritur të votohet edhe për kreun e grupit të PD. Ai ka një grup deputetësh që janë të PD që e mbështesin dhe janë të mirëpritur dhe e kam theksuar janë të hapur për negociata dhe propozime. Kemi qenë dhe jemi. Ky qëllim nuk është tani, por që kur kanë shprehur se respektojnë primaret”, tha Berisha.
Një koment e pati edhe për mungesën e Lulzim Bashës në takimin me deputetët që u organizua nga Bardhi.
Nuk e la Balla të vinte. Rama ka ngarkuar Ballën të gjithë fuqishëm për të. A e dëgjove si doli linda e parlamentit, ka ndodhur kjo. Sikur ishte zëdhënëse e Bravës.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Kukës, Meta e Berisha takim 'kokë më kokë'! Basha vendos ‘orët e fundit’ për kandidatin
SI.E./ReportTv.al