Politikë

Asambleja Parlamentare e KiE ‘vulosi' 25 prillin, Bushati: Raporti final, procesi demokratik! Shqetësim, gjuha e presidentit, votimi elektronik e i emigratëve

22 Qershor 2021, 14:00| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 16:31

  • Share

Pasi reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kanë vlerësuar me nota pozitive zgjedhjet e 25 prillit në raportin e tyre, kryetari i delegacionit shqiptar Ervin Bushati tha për Report Tv se variant final i miratuar flet për proces demokratik të zgjedhjeve.

Sipas Bushatit disa nga deputetët kanë deklaruar se ka një kërcim demokratik në mënyrën si janë mbajtur zgjedhjet te ne, ndonëse janë vërjetur disa probleme si në çdo vend të BE.

“Raporti final për zgjedhjet e 25 prillit. Unë si kryetar i delegacionit paraqita qëndrimin e qeverisë shqiptare. Varianti final i miratuar i raportit flet për një angazhim dhe zhvillim demokratik të situatës dhe procesit zgjedhor në Shqipëri. Një proces që u mbajt në mënyrë konstruktive të rregullt dhe në mënyrë të gjallë dhe me pjesëmarrje të shtuar e të shpërndarë mirë në kohë dhe me pjesëmarrje të një pjese të mirë të popullatës që banojnë në Shqipëri. Procesi vjen në një kontekst dhe ka qenë në një frymë të mirë mirëkuptimi politik. Ka pasur 20 deputetë përfaqësues të parlamenteve respektive anë e mbanë europës të grupimeve të majta të djathta. Kryetari i komisionit të monitorimit është një parlamentar polak i partive të djathta dhe në raportin e tij final që u votuan në mënyrë unanime tha se zgjedhjet u mbajtën në mënyrë shumë të rregullt dhe se ka pasur një ndryshim me zgjedhjet e tjera. Ky është një deputet që ka qënë disa herë në Shqipëri. Zgjedhjet tha se kanë qenë në progres të dukshëm.Disa nga deputetët thanë se ka një kërcim demokratik në mënyrën si janë mbajtur zgjedhjet te ne. Ky është raporti i parë që miratohet që ka monitorim të osbe odihr, ky është raporti që shkon në parlamentin europian, çdo raport që vjen për zgjedhjet e 25 prillti do ketë këtë bazë. Të gjithë janë dakord sipas miratimit në unanimitet, të gjithë që ishin në sallë kanë votuar pro dhe asnjë kundër, përshëndetën  punën e vëzhguesëve në Shqipëri”, tha Bushati.

Shqetësim në raport siç raporton Bushati nënvizohen masat anti COVID, votimi elektronik dhe mosvotimi i emigrantëve.

“Gjithë deputetët dje thanë se ka probleme si në çdo vend të BE. Problem kryesor ishin masat anti covid, një tjetër është identifikimi ekektronik i cili mund të kishte 2 ose 4% raste ku ishte më problematik. Thuhet se po adresohen në institucionet përkatëse denoncimet për shitblerejen e votës dhe këto janë raste që thuhet se mund të jenë të të gjitha palëve. Dhe këto sjanë arsye për të dëmtuar procesin. Kryesorja masat anti covid, votimi i emigrantëve në të ardhmen, votimi elektronik".

Edhe gjuha e përdorur nga presidenti ilir Meta gjatë zgjedhjeve është cilësuar si shqetësim në raportin e asamblesë parlamentare të KiE. Bushati thotë se në raport ka një paragraf ku është nënvizuar kjo pjesë.

“Ska detyra shtëpie, megjithatë mendoj që patjetër për të patur zgjedhje 100% perfekte që se ka arritur asnjë vend enë europë duhet punuar më shumë. Aty thuhet se gjuhën më të ashpër e përdori presidenti i republikës, nëse kjo është detyrë shtëpie le ta marë presidenti në gjuhën që përdor para dhe pas procesit zgjedhor. Ka një paragraf ku shkruhet se presidenti përdori gjuhë të papërshtatshme”, nënvizoi kreu i delegacionit shqiptar.

Ndërsa rastet e denoncuara nga opozita e cila bëri ankime për shpallur rezultatin e zgjedhjeve të pavlefshëm në 9 qarqe, Bushati nënvizoi se janë trajtuar shumë pak.

“Rastet sporadike të raportuara nga opozita janë të përmendura shumë më vonë në raport, jan trajtuar pak,  por në përgjithësi pjesëmarrja ka qenë e lartë dhe procesi ka shkuar mirë. Në parlamnent janë 47 zonja. Në SHBa 25% e kongresit janë zonja apo gra dhe të mos flasim për parlamentin” shtoi ai.

Sa i përket mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjitshme të Bashkimit Europian në Luksemburg ku do të vendoset për datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, shtoi se të gjithë deputetët që kanë folur dje kanë qenë pro.

“Në sinkron janë një sërë iniciativash dhe takimesh  që do bëhen në lidhje me mënyrën si do procedojë Be me vendet e ballkanit perëndimor edhe dje ka qenë ministri i jashtëm i hungarisqë dhe hungaria ka vizionin e një Be që përfshin ballkanin perëndimor dhe lobon për këtë. Të gjithë deputetët që kanë folur dje në senacë plenare, kanë qenë të gjithë pro marrjes së mases për të future shqipërinë dhe maqedoninë e veriut. Ka një fërkim mes M.V me Bullgarinë dhe të dy vendet e kanë sqaruar pozicionin e tyre. Kujtojmë dhe rastit tonë me Holandën e shtyu për arsye të politikës së brendshme , patjetër të gjitha vendet janë në sinkron dakord që shqipëria është gati për tu pranuar në Be”, tha ai.

Në raportin e reporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës vlerësohet se zgjedhjet e 25 prillit janë karakterizuar nga një votim i qetë dhe nga një fushatë e gjallë dhe gjithëpërfshirëse. Ndër të tjera theksohet se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore dhe se kjo administratë në të gjitha nivelet në përgjithësi gëzonte besimin e palëve të interesuara.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?