Sociale

'Asgjë nuk na ndal', garuesit e veçantë të Maratonës së Tiranës

17 Tetor 2021, 11:06| Përditesimi: 17 Tetor 2021, 11:08

  • Share

Një kategori e veçantë e Maratonës së Tiranës është dhe ajo “We too” e cila ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa garuese.

Sikurse është kthyer tashmë në një traditë, pjesë e garës së sotme të Maratonës ishin edhe persona me nevoja të veçanta dhe paraplegjikë të cilët vrapuan në mbështetje të kauzës, por njëkohësisht duke dhënë edhe mesazhe shprese dhe guximi se asgjë nuk është e pamundur dhe nuk mund t’i ndalë.

Garues me karroca u nisën nga sheshi “Skënderbej” për të përshkruar 2.3 km. Pjesë e garës ishte dhe Emiliano Lule, i cili edhe pse ka humbur shikimin disa vite më parë, shërben si frymëzim për shumë njerëz të tjerë me punën e tij të përditshme dhe në mbështetje të njerëzve në nevojë.


Lajmi kryesor:

Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranës 2021, Veliaj: Mes 2500 vrapuesve, 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme! Sot garohet për kauza të mëdha si ajo e refugjatëve


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?