Presidenti Emmanuel Macron

Bota

Ashpërsohen rregullat e vaksinimit në Francë, Macron: Rinovimi i “Green pass” për ata mbi 65 vjeç vetëm nëse marrin dozën e tretë

10 Nëntor 2021, 15:53| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 15:56

  • Share

Personat mbi 65 vjeç në Francë së shpejti do të lejohen të udhëtojnë ose të shkojnë në restorante vetëm nëse kanë marrë vaksinën përforcuese kundër koronavirusit, tha presidenti francez, Emmanuel Macron.

‘Nga data 15 dhjetor në Francë, vlefshmëria e “Green pass” (leja e gjelbër për të vaksinuarit) për ata mbi 65 vjeç do të jetë e kushtëzuar me dozën e tretë të vaksinës kundër Covid’, tha Macron.

Pavarësisht normës së lartë të vaksinimit që arrin mbi 68%, Franca është duke përjetuar rritje të shkallës së infeksionit me koronavirus. Një ditë më parë Franca raportoi 12,476 raste të reja të të infektuarve - shifra më e lartë që nga fillimi i shtatorit.

Leja shëndetësore është bërë e detyrueshme në të gjithë Francën që nga fundi i korrikut, ku kërkohet dëshmia e vaksinimit, testi negativ ose rikuperimi nga sëmundja, për të hyrë në restorante, muze, kinema, si dhe për të udhëtuar me tren dhe aeroplan.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?