Enver Hoxha, i bombardoi vazhdimisht shqiptarët me propagandë e cila u ofrohej si formë edukimi shkollor përmes programeve arsimore që kishin për qëllim tu bënin lavash truri shqiptarëve duke e lartësuar figurën e tij në dimensionet e Zotit dhe njeriu që garanton ekzistencën e tyre, por në fakt edhe stili i jetës që diktonte ishte i mbushur me elementë të fortë propagande.
Ai në fakt deri diku, nën trysninë e dhunës, frikës dhe histerisë së turmës ja doli që të krijonte shqiptarin e ri. Figura e Hoxhës u bë në dimensionet e adhurimit dhe të pazëvendësueshmërisë dhe Partia ishte simboli i një familje të madhe kolektive ku realitetet e vërteta familjare që për nga rëndësia ishin në rendin e dytë dhe në shërbim të plotë të parës.
Me rrëzimin e Regjimit, në fakt shqiptarët duhet të kishin rrëzuar ndër të tjera edhe mitin dhe idhullin ndaj liderit, por jo vetëm që nuk e bënë, por e forcuan edhe më shumë. Shqiptarët, pas rrëzimit të Regjimit, parimisht vazhduan të njëjtën linjë, por duke ndryshuar elementët ekuacionit, që nuk ishte më “Lideri+Partia= Njeriu i ri”, por “Lideri+Paraja= Pushteti”. Me të njëjtën formë ekuacioni, por me ndryshore të reja, shqiptarët vazhduan për 30 vjet duke pranuar nën shtrimin që në pamje të parë dukej vullnetar, por në fakt kishte të bënte me faktin se ishte forma e vetme për të bërë sukses, pasuruar apo për të qenë njeri me pushtet.
Ky ekuacion u është ngulitur aq thellë në mendje shqiptarëve nëse ju heqim atyre ndryshoren “Lider”, atë që e kanë ndjekur dhe i kanë besuar pa rezerva, janë thuajse të bindur se vdes edhe historia, ose më mirë arsye përse duhet të vazhdojë jeta me një boshllik të tillë të madhe shpirtëror. Ideja apo bindja se pa “Liderin” tonë, ne nuk kemi të ardhme dhe vetë jeta nuk ka garanci për të vazhduar në rrjedhën e historisë është bërë pjesë e vazhdueshme e propagandës tek shqiptarët e sidomos në dy vitet e fundit.
Në fakt, “Lideri” si qenie njerëzore, ka një lindje, ngritje dhe një rënie e po ashtu edhe një fund të pranisë fizike mes ithtarëve të tij, por ajo që mund të mbetet është hija e tij, historiku i tij i shkruar nga bëmat që ai ka bërë e ka lënë mbrapa. Largimi i një “lideri” kushdo qoftë ai sigurisht nuk shënon fundin e historisë e as nuk ndalon jetën që të rrjedhë natyrshëm në rrugët e historisë.
Mjafton që shqiptarët të shikojnë të kaluarën apo vetë historinë për të kuptuar, se ka pasur raste kur janë larguar edhe lider që kanë mëshiruar me të vërtetë Kombin si Skënderbeu dhe jeta jonë, ndoshta me problematika e sfida të reja ka vazhduar të rrjedhë në rrugën e historisë jetësore. Madje, edhe ideja e shumicës se Enver Hoxha nuk do të vdiste e nëse do të ndodhte do të shënonte dhe “fundin” e të gjithëve, në fakt ai vdiq dhe shqiptarët vazhduan të jetojnë edhe në sfidat e tyre imagjinare në përpjekje për të krijuar një demokraci që e kishim humbur që nga koha e vdekjes se Skënderbeut.
Shqiptarët, nuk duhet të shqetësohet nëse ndonjë lider nuk mund të jetë më lider, ky është proces normal i jetës njerëzore. Madje, ndonjëherë vdekja politike apo edhe ajo fizike janë format më të mira që Zoti ka krijuar dhe imagjinoni për pak sikur tiranët më të mëdhenj të Botës të ishin të pa vdekur sesi do të ishte Bota dhe jeta jonë sot?! Sigurisht e ngjashme me atë të Ferrit ose edhe më keq! Në jetën dhe në historinë tonë, shumë lider kanë ardhur, po aq shumë janë larguar dhe historia ka shkruar e ka dëshmuar bëmat e tyre.
Enver Hoxha, diktatori, bashke me organizaten e tij politiko-kriminale-te korruptuar, nuk krijuan thjesht "njeriu e ri". Por nje rrjet ne baze te 'familjes' si njesi substanciale per te kapur cdo pike kyce te estabilishmentit shteteror. Vecanerisht, permes familjeve te "kuadrit". Sic dhe Sali Berisha, nje familje periferike qe ngjiti shkallet si "kuader" por qe ne eventet e viteve 90, ne vend ti sherbente "familjes se madhe" u rreshtua me administraten amerikane te kohes (Bushi 1) i mbeshtetur dhe drejtuar fshehtazi (inteligjenca), e me pas haptazi (Departamenti i Shtetit) per te siguruar qe asnje vend i lindjes te ishte nen mazhorance komuniste. Por gjerat ndryshojne. Trashegimia e Enver Hoxha, ose "kuadri" i brezit te dyte, me ne krye asetin "superkuader" Edi Rama, jo aq si Nano, zgjedhja e pare e "Partise" prej nje dekade ka rikapur njesoj pikat kyce, ku ne dallim te izolimit, nxit permes korrupsionit te rende dhe dekurajimit largimin masiv te popullates, dhe sigurisht mbeshtet fort "popullin 800.000" zgjedhes te punesuar ne administraten e vet. Kjo, fale edhe rreshtimit strategjik, ose rekrutimit me sakte, me burokratet injorant dhe te korruptuar te Washingtonit, qe me gjasa, nuk kane per tia falur demin qe Saliu i tyre i 90 u minoi planet per nje Mitrovice te ndare dhe i prishi me "Trumpin". Akoma me keq, me Biden dhe aferen McGonigal. Sic gjithmone ndodh, kushdo qe ha nje luge corbe te prishur do e nxjere gjithe jeten. Radhen e ka Saliu...dhente zoti terheqte kemben zvarre per organizaten aktuale enveristo-ramiste.
PërgjigjuSali Berisha ka meriten e vecante e do mbahet mend ne histori si shembelltyra dhe zevendesi me origjinal i Enver Hoxhes.I ka kopjue te gjitha veset dhe i ka pasqyrue ne jeten e perditeshme.Berisha e luftoi Enverin duke e shkatrrue,qe nga uzinat e fabrikat e deri ushtrine e pasurite shtetrore.Shpresa per demokraci humbi rruges dhe sot ai qe shkattroi drejtesine,po mundohet t'i shmanget asaj.Denimi i Berishes do jete fundi idiktatures.Besojme tek zoti.Boll na ka denue per gjynahin kolektiv qe kemi bere.
Përgjigju