Ashure tradicionale me fruta të thata nga zonja Albana

18 Korrik, 12:11| Përditesimi: 18 Korrik, 12:15

  • Share

Ashure me fruta të thata

Përbërësit:

  • 500 gr grurë për ashure
  • 1 litër ujë
  • 250 gr sheqer
  • 3 lgj niseshte
  • 1 majë luge kripë
  • 100 gr rrush i thatë
  • 100 gr bajame
  • 100 arra
  • 50 lajthi
  • 10 gr kanellë

Përgatitja:

Fillimisht shpëlajmë grurin në ujë të rrjedhshëm dhe e hedhim në një tenxhere të ziejë së bashku me rreth 1 litër ujë. Sapo të fillojë të ziejë, ulim zjarrin dhe e lemë të ziejë ngadalë derisa gruri të jetë zbutur. Në këtë moment i hedhim sheqerin dhe e trazojmë mirë. E lemë të ziejë për rreth 15 minuta. Më pas në një enë hedhim niseshtenë dhe e hollojmë me pak ujë. E shtojmë në tenxheren me grurë, e trazojmë mirë dhe e lëmë të ziejë për disa minuta derisa të trashet lëngu. Në këtë moment ashurja është gati dhe e hedhim në kupa të vogla. E spërkasim me kanellë pluhur e bajame, rrush të thatë, arra ose lajthi të shtypura sipas dëshirës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?