Asistenca e paraantarësimit, Beqaj merr në dorë paratë e monitorimit të BE-së

24 Janar 2022, 19:00| Përditesimi: 24 Janar 2022, 21:39

  • Share

Agjencia e menaxhimit të fondeve të donatorëve do të koordinojë buxhetin e dhënë nga BE për planifikimin, programimin, monitorimin dhe vlerësimin e asistencës së BE-së në kuadrin e përgatitjes për paraanëtarësim. Menaxhimin e fondeve nga agjencia me në krye Ilir Beqajn, Jorida Tabaku e konsideroi lajm të keq.

“Do kishim nevojë se si do funksionojë me qeverinë e re që do jetë pranë zyrës së kryeministrit. Çfarë përgjegjësish do të ketë zoti Beqaj, KKIPAK-U dhe Ministria?”, tha Tabaku.

“KKIPAK do të jetë zoti Beqaj se janë të ndara. Kryenegociatori është vetëm, për pjesën e integrimit.”

“Ky për mua është lajm i keq që KKIPAK-U do jetë Beqja”, u shpreh Tabaku.  

Përmes financimit të ofruar nga programi IPA 2 Shqipëria merr mbështetje buxhetore nga Bashkimi Evropian ndërsa këto struktura kanë si objektiv të realizimit të punës së tyre menaxhimin më të mirë të fondeve në mënyrë të decentralizuar. Synimet janë të shtohet kontributi financiar në sektorët publikë ku kanë më shumë nevojë qytetarët dhe bizneset si edhe të përmirësohet administrata publike duke e bërë më llogaridhënëse dhe transparente në të gjitha nivelet.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?