Foto ilustruese

Kronikë

Asnjë humbje jete dhe 12 raste të reja në 24 orët e fundit! Sot 4587 vaksinime

12 Qershor 2021, 16:47| Përditesimi: 12 Qershor 2021, 22:21

  • Share

TIRANË- Kurba e infektimeve me AOVID-19 vijon të jetë në nivele shumë të ulëta, duke vijuar e qëndrueshme. Edhe sot, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga ky virus, teksa janë konfirmuar 12 raste të tjera. Kjo shifër ka ardhur si rezultat i  2,916 testimeve, teksa gjysma e rasteve të reja janë regjistruar në Tiranë.

“Janë kryer 2,916 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Situata paraqitet shumë e qetë edhe në spitalin Infektiv, të vetmin spital të hapur për të trajtuar rastet me COVID.

“Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Statistika (12 Qershor 2021) 
Raste të reja ditore        12
Të shëruar në 24 orë      19
Të shtruar në spitale      21
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2,916 

Testime totale            754,759
Raste pozitive             132,449
Raste të shëruara        129,826
Raste Aktive                  170
Humbje jete                  2,453 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Shkodër       51
Tiranë          44
Berat             22
Elbasan        14
Lezhë           12
Durrës          7
Korçë           6
Gjirokastër  5
Dibër             3
Fier                2 
Vlorë              2
Kukës           1

Ora 22:16
Sot 4587 vaksinime...mbi 830 mijë vaksinime në total që nga fillimi i pandemisë

Gjatë ditës së sotme janë kryer 4587 vaksinime. Në total që nga fillimi i pandemisë janë kryer 834868 vaksinime në total me objektiv për të bërë 1 mln vaksinime deri në fund të qershorit.

1623529260_e3413c49432b4ba7b0d0b342230b8084.jpg

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?