Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, regjistrohen 14 raste të reja infeksioni

20 Tetor 2021, 17:08| Përditesimi: 20 Tetor 2021, 17:13

  • Share

KOSOVË- Situata epidemiologjike në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm. Asnjë viktimë nuk është regjistruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi. Si rezultat i 2.140 testimeve, 14 qytetarë kanë rezultuar me virusin.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në të gjithë vendin janë 515 raste aktive. Ndërkohë në 24 orë, janë shëruar 61 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.083.

Që prej fillimit të procesit të vaksinimit, në Kosovë janë vaksinuar 1.514.370 qytetarë, ku 681.450 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat. Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?